Plagosja me armë zjarri e djalit të pronarit të hotel ‘Volorekës, arrestohen 5 persona, ndihmuan 2 autorët të arratiseshin! Ende në kërkim i biri i ‘të fortit’ të Pogradecit dhe miku i tij

26 Prill 2022, 09:16| Përditesimi: 26 Prill 2022, 12:34

  • Share

Pesë persona janë arrestuar pas atentatit ditën e djeshme ndaj djalit të pronarit të hotel ‘Volorekës’, Johan Muçllari, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri, teksa ende janë në arrati dy autorët, i biri i të 'fortit' të Pogradecit, Firdeus Berberi dhe shoku i tij, Griseld Maxhari.

Mësohet se kanë rënë në prangat e policisë Fatjon Bono, Kristian Kresto, Hekuran Gjona, Ledion Shkullaku dhe Rudi Shaho, të cilët akuzohen se ndihmuan dy autorët të arratiseshin.

Policia sekuestroi tre automjete, një makinë tip "Volksëagen Golf", në përdorim të shtetasit Fatjon Bonos, që është përdorur në ngjarje, si edhe automjetet tip "Benz" dhe "BMWX5", me të cilët janë ndihmuar Berberi dhe Maxhari për t'u larguar nga vendi i ngjarjes.

Johan Muccllari, i biri Jetmir Muccllarit, pronari i hotel Volorekës, mbeti i plagosur me armë zjarri dje në Pogradec, atentati i tretë ndaj tij.

Në orën 16:00 të pasdites, 22-vjeçari Muçllari shkoi vetë në spitalin e qytetit i plagosur në këmbë me armë zjarri dhe kërkoi ndihmë mjekësore. Për shkak të plagëve të marra, i riu u dërgua për mjekim më të specializuar drejt spitalit të Traumës. Fillimisht autorët e ngacmuan 22-vjeçarin, i cili iu kundërpërgjigj me grushte. Më pas dy atentatorët kanë qëlluar me armë drejt Johan Muçllari, si edhe e kanë plagosur me thikë në kokë. Pas ngjarjes, Firdeus Berberi dhe Greisi Maxharin u arratisën. Kanë qenë bluzat e bardha që kanë sinjalizuar uniformat blu për ngjarjen pas mbërritjes së Muçllarit në spital.

Në dëshminë para efektivëve të policisë, Muçllari ka deklaruar se e kanë qëlluar dy persona. Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar, Firdeus Berberi, djali i të ‘fortit’ të Pogradecit Ilir Berberi, si edhe shokun e tij Greisi Maxhari. Ngjara dyshohet se lidhet me një konflikt të hershëm, ku në 8 gusht 2020 u qëllua drejt hotel Volorekës.

Historiku i konfliktit disa vjeçar mes familjes Muçllari-Berberi
Në vitin 2018, Johan Muçllari është konfliktuar me Andrea Pilinçin, Meardi Berberi dhe Mariglen Topuzin, që mendohet se është edhe zanafilla e këtij konflikti. Më pas në 1 gusht 2019, atij i është djegur një makinë. Në bazë të kamerave të sigursë, Johan Muçllari dhe babai i tij, Jetmiri kanë identifikuar se autor ka qenë Mariglen Topuzi ndërsa personi tjetër që ishte me të kishte fytyrën e mbuluar dhe nuk është gjetur nga policia. Për këtë kanë bërë denoncimin në Polici. Në momentin që është mbajtur seanca gjyqësore, Jetmir Muçllari është thirrur 10 shkurt 2020 për të dëshmuar, por atij i është bërë bllokatë në gjykatë nga 30 veta, mes tyre Ilir Berberi. Ilir Berberi ose “Liri i Rushkës”, Meard Berberi (Korua), Firdeues Berberi djali i Ilirit (sot i shpallur në kërkim), Xhuljano Topuzi dhe anëtarë të tjerë të grupit të Pogradecit, kishin bërë bllokadë në derë të gjykatës, duke mos lejuar dëshmitarin të jepte dëshminë e tij, në procesin gjyqësor kundër anëtarit të grupit të tyre, Mariglen Topuzi. Në pamjet e sjella më herët nga Shqiptarja.com, një person dallohet qartë që i del përpara Jetmir Muçllarit, duke i folur disa fjalë, që sipas biznesmenit Muçllari i ka pohuar “…nëse nuk tërhiqesh nga dëshmia, do të vrasim ty dhe djalin tënd…”. Pas shumë peripecive dëshmitari Jetmir Muçllari, ka mundur të hyjë në sallën e gjyqit, por nuk ka dëshmuar për shkak të tronditjes psikologjike që kishte pësuar dhe nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore. Për këtë ngjarje gjykata e Pogradecit, ka caktuar masën e "arrestit në burg" për Xhuljano Topuzin dhe "arrest shtëpie" për Firdeus Berberin. Ndërsa janë lënë të lirë Meard Berberi dhe Ilir Berberi. Kjo ngjarje nuk mbeti këtu.

Pasi kaluan 7 muaj nga kjo ngjarje dhe dy muaj pas daljes nga burgu i Mariglen Topuzit, ky grup u rikthyer duke i bërë 2 atentate brenda 1 javë, në 1 gusht 2020 dhe një tjetër në 8 gusht 2020. Në 1 gusht u qëllua me breshëri arme ndaj hotelit, por kjo ngjarje nuk u denoncua për shkak të kërcënimeve që mori Muçllari, dhe tjetra në 8 gusht ku u sulmua me gati 100 plumba makinat e parkuara në hotel, si edhe dhomës që po qëndronte Johan Muçllari. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Drini: 26/04/2022 09:23

    Policia e Rames pra, ndalon te gjithe vec autoreve. Dhe keta mbas 24 oresh i liron gjykata sepse jane ndaluar ne kundershtim me ligjin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?