Plagosja me armë zjarri e ndërtuesit Sino Llanaj në 13 janar në Tiranë, në hetim në gjendje të lirë Erdit Flamuraj

11 Mars 2021, 09:19| Përditesimi: 11 Mars 2021, 09:46

  • Share

TIRANË- Pasi kanë kaluar rreth 2 muaj nga plagosja e biznesmenit Sino Llanaj në 13 janar në Tiranë, është proceduar në gjendje të lirë një prej personave që ishte shpallur në kërkim. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema bën me dije se është në hetim Erdit Flamuraj, por nuk dihet roli që ai ka pasur nëse është personi që ka qëlluar apo ai që ka ndihmuar autorin që të largohet.

Ngjarja ka ndodhur në orën 09:30 në rrugën "Ndre Mjeda" të 13 janarit ku një person ka qëlluar me armë drejt biznesmenit Sino Llanaj. Llanaj ka pasur më parë konflikt me biznesmenin Albert Allmuça, të dy ortakë në fushën e ndërtimit. 

Allmuça në polici është shprehur se nuk ka qenë pjesë e kësaj ngjarje. Gjithashtu ka reaguar dhe firma e këtij ndërtuesi, "Star Construction" e cila  thotë se Albert Allmuça nuk ka qenë fare prezent në kantierin e ndërtimit gjatë ditës kur ndodhi sulmi. Lidhur me këtë ngjarje, gjykata ka lënë në “detyrim paraqitje” për tre punonjësit e kompanisë security, që ruanin kompleksin, Shkëlzen Byberi, Skënder Margjeka dhe Alfred Lumani e ndërsa për dy biznesmenët "arrest shtëpie".

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?