Arma e sekuestruar

Kronikë

28-vjeçari plagoset me armë zjarri nga shoku i tij në Ksamil, në pranga edhe një shtetas i huaj, fshehu armën e zjarrit

14 Gusht 2021, 11:55| Përditesimi: 14 Gusht 2021, 12:02

  • Share

SARANDË- Detaje të reja janë zbuluar nga policia lidhur me plagosjen e 28-vjeçarit Tauland Beqiri, mbrëmjen e djeshme në një dhomë hoteli në Ksamil nga shoku i tij Edison Vyzaj, 28 vjeç.

Përveç dy të rinjve të përfshirë në ngjarjen e ditës së djeshme, në pranga është vënë edhe 24-vjeçari Makaëitage Perera, banues në Itali i cili fshehu armën e zjarrit fill pas plagosjes dhe refuzoi të tregonte detaje lidhur me atë.

Detaje nga plagosja ka refuzuar të tregojë edhe Tauland Beqiri i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën pas ndërhyrjes në bark që iu nënshtrua.

Gjatë kontrollit të policisë së Sarandës në hotelin ku u zhvilluar ngjarja ku mbeti i plagosur 28-vjeçari, janë gjetur dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri e llojit pistoletë, me një karikator me 3 fishekë dhe një sasi lënde narkotike kanabis.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:30 të mbrëmjes së djeshme.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?