Pogradec-Pas arrestimit të 54-vjeçarit i cili dyshohet se plagosi me thikë 36-vjeçarin në Pogradec para disa ditësh, në pranga ka rënë edhe një 44-vjeçar.
Sipas policisë ky i fundit dyshohet se ka ndihmuar autorin të largohej nga vendi i ngjarjes.
44-vjeçari u arrestua për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërsa po ashtu rezulton se ai ka thyer edhe masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", për drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt.
Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e 29 marsit në lagjen nr.3 të qytetit. Fatmirësisht 36-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Pogradec, kanë vijuar veprimet hetimore lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 29.03.2025, në lagjen nr 3, Pogradec, ku ngeli i plagosur shtetasi M. T., 36 vjeç dhe në vijim u bë arrestimi i shtetasit L. O., për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, si dhe u procedua penalisht shtetasi A. B., alias A. O., për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit".
Në vijim të veprimeve hetimore ka rezultuar se në momentin që ka ndodhur ngjarja ka qenë prezent dhe shtetasi S. J, i cili është larguar me automjetin me të cilin u largua dhe autori nga vendi i ngjarjes.
Po nga hetimet ka rezultuar se shtetasi S. J., kishte thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të dhënë nga Gjykata e Korçës, për veprën penale " Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt".
Në vijim u bë kapja dhe shoqërimi në Komisariatin e Policisë Pogradec, i shtetasit S.J, 44 vjeç, banues në Blacë, Pogradec., i cili u arrestua për verën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Materialet u referuan në Prokurorinë Korçë për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit.
Komente
