Plagosja në Fier, arrestohet 49-vjeçari që ndihmoi autorin të arratisej! Sekuestrohen automjeti, arma dhe pistoleta paralizuese

14 Janar 2023, 12:15| Përditesimi: 14 Janar 2023, 12:54

  • Share

FIER - Bejo Hoxhaj, 49 vjeç është arrestuar nga policia pasi ndihmoi autorin Altin Nika të largohej nga vendi i ngarjes pas plagosjes së 50-vjeçarit Dashamir Muçaj ditën e djeshme pas një konfikti. Forcat blu kanë sekuestruar automjetin me të cilin u largua autori, një armë zjarri pistoletë, një pistoletë paralizuese dhe municion luftarak.

Nga hetimet ka rezultuar se Hoxhaj ka ndihmuar autorin e ngjarjes, Alin Nika alias Marko Veizaj, 52 vjeç, të largohej nga vendi i ngjarjes.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti me të cilin është larguar autori, brenda të cilit u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër, 12 fishekë dhe 1 pistoletë paralizuese. Vijon puna intensive për kapjen dhe ndalimin e 52-vjeçarit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme në lagjen ’11 Janari’ në Fier. Burime për Report Tv bëjnë me dije se autori Altin Nika ka qenë i dënuar për falsifikim dokumentesh. Muçaj me Nikën kishin njohje me njëri-tjetrin, por motivet e konfliktit ende nuk dihen. Burimet thane se ai është qëlluar dy herë, në bark dhe në këmbë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?