Uzina e Ferrokromit

Kronikë

Plagosja në uzinën e ferrokromit/ Policia arreston dy inxhinierët dhe një brigadier

5 Qershor, 14:06| Përditesimi: 5 Qershor, 14:12

  • Share

Policia e Elbasanit në bashkëpunim me Prokurorinë ka arrestuar tre persona, të dyshuar për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë. Aksidenti i rëndë i ndodhur ditën e djeshme në uzinën e ferrokromit në Elbasan, ku mbeti i plagosur rëndë mekaniku Rubin Meçja.

Të ndaluarit janë, F. I., 27 vjeç, me detyrë inxhinier i fabrikës, A. L., 58 vjeç, me detyrë inxhinier mekanik, M. H., 59 vjeç, me detyrë brigadier.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:15 të mesditës së djeshme, në repartin e copëtimit të ferrokromit, ku mekaniku Meçja ishte duke punuar bashkë me kolegët për ndërrimin e pllakave të copëtuesit një proces periodik i mirëmbajtjes në uzinë.

Në momentin e aksidentit, Meçja ndodhej poshtë pllakës së copëtuesit kur u godit fuqishëm nga agregati i makinës, duke pësuar dëmtime të rënda në shpatull dhe shtyllën kurrizore.

Policia bën me dije se po vijojnë hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore për ngjarjen.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?