Të shtëna me armë zjarri në Tapizë, plagoset kushëriri i Durim Bamit: S'isha unë shenjestra! Shoqërohen në polici 5 persona (VIDEO)

4 Nëntor 2020, 16:22| Përditesimi: 4 Nëntor 2020, 17:56

  • Share

TAPIZË- Të shtëna me armë janë raportuar pasditen e kësaj mërkure në Tapizë, ku një person ka mbetur i plagosur. Report Tv mëson se ka mbetur i plagosur Ervin Kodra, 35-vjeç. 35-vjeçari është kushëriri i Durim Bamit (djali i dajës), i njohur për atentatin e pretenduar nga Tom Doshi.

Burimet thanë se Kodra po udhëtonte me mjetin e tij kur u qëllua nga një person me pistoletë. I plagosuri ka shkuar në spitalin e Traumës me makinën e tij, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

5 persona janë shoqëruar në polici, të cilët mendohet se mund të kenë dijeni rreth kësaj ngjarjeje. Kjo ngjarje është e mbuluar me mister, ku informacionet që vijnë lidhur me këtë plagosje janë shumë të pakta. Nga informacionet paraprake, mësohet se 35-vjeçari nuk ka qenë shenjestra, të paktën kështu ka deklaruar ai, por pritet të mësohet më shumë në vijim.

"Më datë 04.11.2020, rreth orës 15:20, në Tapizë, Krujë, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri, shtetasi E. K., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Forcat "Shqiponja" dhe shërbimet e tjera të Policisë Krujë, kanë shoqëruar në ambientet e Policisë 5 shtetas të cilët mund të kenë dijeni rreth  ngjarjes. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit", njofton policia.

Kush është Durim Bami? Durim Bami nga Kruja është një tjetër emër i njohur nga drejtësia, por sidomos nga publiku dhe politika shqiptare. Ai ka qenë dënuar më parë për vjedhje me armë. Bami është i njohur për atentatin e pretenduar nga Tom Doshi. Për këtë atentat të pretenduar në dyert e Prokurorisë përfunduan të gjithë zyrtarët e lartë të shtetit. Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami u akuzuan për kallëzim të rremë për çështjen e atentatit të pretenduar ndaj Tom Doshit dhe deputetit të PD, Mhill Fufi. Doshi akuzoi në 2015-ën ish-kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, se kishte porositur një atentat për ta ekzekutuar përmes Durim Bamit, kundrejt pagesës 500 mijë euro. 

Ora 17:36
Zbardhet emri/ Kush është 35-vjeçari që u plagos në Tapizë, kushëriri i Durim Bamit

1604507835_kruje.jpg

Report TV mëson se i plagosur si pasojë e të shtënave më armë në Tapizë ka mbetur i plagosur Ervin Kodra, 35-vjeç. 35-vjeçari është kushëriri i Durim Bamit (djali i dajës), i njohur për atentatin e pretenduar nga Tom Doshi.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?