Kronikë

Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Berat, plagoset nipi i pronarit, sapo ishte kthyer nga Anglia (VIDEO)

21 Maj 2021, 20:51| Përditesimi: 21 Maj 2021, 21:58

  • Share

BERAT- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Poshnje, në Berat. Report Tv mëson se personi i plagosur me pistoletë mbrapa lokal "Kështjella", quhet Iliaz Ismailaj, nip i pronarit të lokalit dhe sapo ishte kthyer nga Anglia. Autori e ka qëlluar me armë zjarri dhe është larguar nga vendngjarja, ndërkohë që nuk dihet ende identiteti i tij.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 dhe në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri pistoletë, 33 vjeçari, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorit/ve. Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Lokali ku ndodhi ngjarja

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?