Mirditë/ Të shtëna me armë zjarri në Fan pranë Rrugës së Kombit, plagoset 51-vjeçari me precedent të mëparshëm penal! Autorët në kërkim

1 Korrik 2022, 22:26| Përditesimi: 2 Korrik 2022, 09:02

  • Share

MIRDITË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në autostradën Rrëshen-Kukës, në Fan, ku i lënduar ka mbetur 51-vjeçari, Martin Prenga. Prenga është dërguar fillimisht për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Rrëshenit, dhe më pas është nisur për mjekim më të specializuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Sipas burimeve, Martin Prenga është qëlluar 5 herë me pistoletë dhe plumbat e kanë kapur në pjesën e këmbës.

Sipas policisë, nga hetimet dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit të shtetasit Martin Prenga me dy shtetas të tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim dhe punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se i plagosuri, Martin Prenga, është një person me precedent të mëparshëm penal dhe i dënuar më parë.

Për shkak të hetimit, policia nuk bën me dije të dhëna të tjera për identitetet e tyre. Vazhdojnë veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?