LEZHË – Një i ri është plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të marte (11 shkurt 2025) nga në hyrje të qytetit, për shkak të një konflikti.
Burime për Report Tv, bëjnë me dije se ndaj të riut, i identifikuar si Egzon Gegaj, 29 vjeç, është qëlluar 3 herë, duke i shkaktuar një plagë në gjoks dhe një në shpatull.
Fillimisht, 29-vjeçari është dërguar i plagosur në spitalin e Lezhës nga një qytetar, por më pas është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për shkak të gjendjes së rëndë, për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Policia po punon për kapjen e autorit të ngjarjes, të identifikuar me incialet L.N, rreth 23 vjeç,
"Në hyrje të qytetit të Lezhës, në lagjen Nënë Tereza, gjatë një konflikti për motive të dobta dyshohet se shtetasi L.N, rreth 23 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin E.G, rreth 30 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën",- njofton policia.
Lajmi në përditësim…
Komente
