Arma e përdorur nga autori

Kronikë

Plagosja me armë zjarri në Kombinat/ 41-vjeçari qëllon burrin e motrës pas sherrit në shtëpi! Shpallet në kërkim një tjetër person (EMRAT)

27 Shtator, 16:07| Përditesimi: 27 Shtator, 16:48

  • Share

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Kombinatit në kryeqytet ku 41-vjeçari Misir Tanushi plagosi me armë zjarri kunatin e tij, Genci Mullaymeri 56 vjeç.

Në momentin e ngjarjes dy personat kanë qenë në shtëpinë e të plagosurit në rrugën “Llambi Bonata” dhe se qitja me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

I plagosuri aktualisht ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën.

Ndërkohë në kërkim është shpallur dhe një tjetër person, N. S., 29 vjeç pasi dyshohet të ketë qenë në banesë së bashku me dy personat e tjerë kur ka ndodhur ngjarja dhe se më pas është larguar.

“Plagosi me armë zjarri kunatin e tij, dyshohet për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm dhe ndërhyrjes profesionale të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Polici i autorit të dyshuar të ngjarjes.

Shpallet në kërkim edhe një 29-vjeçar, i dyshuar i implikuar në ngjarje.

Sekuestrohet arma e zjarrit me të cilën autori kreu plagosjen.

Rreth orës 15:40, në banesën e të dëmtuarit në rrugën “Llambi Bonata”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. T., rreth 41 vjeç, ka plagosur me armë zjarri kunatin e tij, shtetasin G. M., rreth 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, kanë siguruar zonën dhe kanë ndërhyrë për të kapur autorin. Falë veprimeve të shpejta dhe ndërhyrjes në kohë, shtetasi M. T. u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Në vijim të veprimeve punohet për kapjen e shtetasit N. S., 29 vjeç, i cili dyshohet se në momentin e ngjarjes ka qenë prezent në banesë dhe më pas është larguar.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njofton policia.

K.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?