Një 29-vjeçar është shpallur në kërkim pasi ka plagosur me armë zjarri në të ri në dorë.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në Kuçovë, në lagjen "11 Shkurti’.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se është shpallur në kërkim shtetasi Robert Gjika, 29-vjeç, pasi gjatë një konflikti, ka plagosur me armë zjarri pistoletë në dorë, shtetasin Xhuljano Kapllanaj, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se dy të rinjtë janë zënë fillimisht me sharje ndërmjet njëri-tjetrit dhe situata ka agravuar duke çuar në përdorimin e armëve të zjarrit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
Është zbardhur dëshmia e 25-vjeçarit Xhuljano Kapllanaj, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri në dorë nga Robert Gjika i cili është shpallur në kërkim
Burime bëjnë me dije se Xhuliano Kapllanaj, 25-vjeç nga Kuçova ka thënë se gjithçka ndodhu papritur dhe se ato fillimisht po grindeshin me fjalë. I riu ka deklaruar se ‘nuk mendoja se situata do të agravohej, ndërkohë që Robert Gjika mori pistoletën dhe më plagosi në dorë.’