EMRAT/ Plagosje me armë zjarri në Malësi të Madhe, arrestohet autori! Qëlloi me pistoletë 30-vjeçarin

18 Shtator 2023, 16:05| Përditesimi: 18 Shtator 2023, 17:40

  • Share

SHKODËR- Një 30 vjeçar është plagosur më armë zjarri në fshatin Vermosh në Malësi të Madhe në vendin e quajtur ‘Qafa e Bardalecit’.

Policia thotë se 55-vjeçari Gjergj Marku ka plagosur me armë zjarri pistoletë pas një konflikti shtetasin Mati Pemaj, 30-vjeç. Ky i fundit sipas bluve të Shkodrës ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Por Gjergji Marku nuk është mjaftuar vetëm me plagosjen e 30-vjeçarit, por ka kanosur dhe i ka dëmtuar mjetin edhe shtetasit D.Q, i cili i ka shkuar në ndihmë të plagosurit.

Pas disa minutash ndjekje policia ka vënë në pranga Gjergji Markun dhe ka proceduar penalisht gruan e tij shtetasen E.M. Kjo e fundit ka qenë prezente gjatë konfliktit dhe ka kanosur shtetasin D. Q.    

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?