TIRANË- Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e kësaj marte në zonën e Alliasit në Tiranë.
Pas një konflikti të çastit në një lokal, Albert Ostreni 49 vjeç ka plagosur të riun e identifikuar si Renaldo Mejdani 23 vjeç. Ky i fundit, është shoqëruar drejt spitalit ku po merr mjekimin përkatës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50 në rrugën 'Tasim Shehi'.
Report Tv mëson se Ostreni dhe Mejdani ishin fqinj me njëri-tjetrin.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për kapjen e autorit.
Albert Ostreni 49 vjeç është autori i plagosjes së 23-vjeçarit Renaldo Mejdani, të cilin e kishte fqinj. Mbrëmjen e sotme, pas një konflikti çasti në një lokal, Ostreni e ka plagosur me armë zjarri dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Po filloja tu boja merak sot. Asnji lajm lajme nga kronika. E bot si Reali dikur ,gol në minutën 90+. Na nerut skedinën sot.
Përgjigju