Shkodër/ Plagoset me armë zjarri 17-vjeçari në Bërdicë, policia në kërkim të autorit (EMRI)

10 Prill, 19:43| Përditesimi: 10 Prill, 23:05

  • Share

Një 17 vjeçar është plagosur me armë zjarri këtë pasdite në Bërdicë të Shkodës.

Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit të identifikuar si Gent Dushku, ndërsa janë ende të paqarta motivet e plagosjes.

"Rreth orës 18:10, në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”,  shtetasi G. D., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një 17-vjeçar, banues në Bërdicë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën", njofton policia.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?