Foto ilustruese

Kronikë

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, 27-vjeçari paraqitet në spital me dëmtime në këmbë (EMRI)

9 Gusht, 06:57| Përditesimi: 9 Gusht, 08:07

  • Share

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Tiranë. Sipas policisë, rreth orës 23:00, është paraqitur në spital 27-vjeçari Renato Çadra, i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Zona e Treshit”, ndërsa 27-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. 

“Rreth orës 23:00, është vetëparaqitur në spital shtetasi R. Ç., rreth 27 vjeç, i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri në vendin e quajtur “Zona e Treshit”. 27-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes me qëllim dokumentimin e plotë të saj.”, njofton policia. 
 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?