I kërkon kartën ID, por i nxjerr armën/ Polici plagos të kërkuarin për vrasje në Lushnje! Merr plumb në këmbë edhe një kalimtare (PAMJET)

10 Prill 2020, 11:49| Përditesimi: 10 Prill 2020, 18:03

  • Share

TIRANË - Pas më shumë se dy vite në kërkim për atentate, vrasje e ngjarje të tjera kriminale, është arrestuar në një ngjarje të pazakontë në vendin tonë, i shumë kërkuari Orges Bilbili. Në këtë kohë karantine, kur vendi është në shtetrrethim, Bilbili, konsideruar person me rrezikshmëri të lartë kriminale, lëvizte nëpër Tiranë lirshëm e ndër të tjera me armë me vete. Ai u spikat në rrugë nga një efektiv i forcave Shqiponja në zonën e Xhamllikut në Tiranë, ku pasi efektivi i kërkoi kartën e identitetit, Bilbili ka nxjerrë armën nga çanta dhe në një moment pasi ka vrapuar dhe është ndjekur nga efektivi, i ka nxjerrë armën duke i thënë të largohet ose ndryshe do ta qëllojë. Efektivi e ka marrë situatën në dorë ku ka mundur që pas një të shtëne në ajër dhe në kushtet kur Orges Bilbili nuk po dorëzohej, e ka plagosur në këmbë.

Nga kjo ngjarje, u plagos në këmbë edhe një qytetare këmbësore e rastësishme me inicialet M.P, e cila së bashku me Bilbilin, ndodhen jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës. Drejtori i Policisë së Tiranës, tha se efektivi veproi duke zbatuar detyrën, megjithatë ai ndodhet në drejtorinë e Policisë së Tiranës për të gjitha veprimet procedurale. Ai ka kundërshtuar punonjësin e patrullës shigjeta duke mos i dhënë ID çka do ta identifikonte si person në kërkim. Këtu lindën edhe dyshimet e efektivit.  I pyetur nga polici për arsyen e lëvizjes ai ka dhënë në emër të rremë duke thënë se kishte autorizim, por kur i është kërkuar karta identitetit ai ka nxjerr armën.

Në tetor 2019, Orges Bilbili së bashku me Lart Haxhiun, vranë Besmir Hidën 40 vjeç, baba i dy fëmijëve, i cili u ekzekutua në qendër të qytetit të Lushnjes teksa ishte duke pirë kafen në katin e dytë të një lokali.

Po ashtu ai është i përfshirë edhe për ngjarjen e 11 shtatorit 2017 pranë policisë së Lushnjes ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Samir Latifi. Bilbili njihet si bashkëpunëtori i Laert Haxhiut në vrasjet e Lushnjes në 2017, rezulton se është dënuar me 7 vite e 4 muaj burgim për trafikim lëndësh narkotike.

Bashkë me Haxhiun, Orges Bilbili është i dyshuar edhe për atentatin, ku u plagosën Xhulio Shkurti (nipi i Aldo Bares) dhe Sajmo Xhelili, ndërsa ka qenë i përfshirë edhe në dosjen e pilotit italian të drogës Giorgo Riformato.

Ora 17:58
Shoku iu plagos, policia në kërkim të Laert Haxhiut, rrethon pallatin te Xhamlliku (Detaje)

Kur kanë kaluar më shumë se 6 orë nga ngjarja te zona e Xhamllikut, forca të shumta të policisë së Tiranës deri paditen e sotme rrethuan zonën ku ndodhi plagosja, por edhe pallatin përballë shkollës Nike Dardan. Gazetari i Report Tv Merin Maçi raporton se kontrollet janë kryer në disa apartamente ky dyshohej se fshihej Orges Bilbili, por edhe bashkëpunëtori i tij në disa ngjarje kriminale gjithashtu i shpallur në kërkim Laert Haxhiu. Report Tv mëson se deri tani nga verifikimet dhe kontrollet e ushtruara janë gjetur vetëm disa prova materiale.
1586534317_POLICI.jpg

Ora 14:37
Zbardhet dëshmia e policit që plagosi Orges Bilbilin: Kapuçi në kohë me diell dhe dora në çantë më bën të dyshoja

1586522473_12.jpg

Gazetari i Report Tv, Merin Maçi ka zbardhur dëshminë e policit që plagosi Orges Bilbilin. Mësohet se në dëshminë e dhënë nga vetë efektivi përpara grupit hetimor, ai ka treguar se dyshimet kanë lindur nga veshja e Orges Bilbilit me kostum sportiv dhe me kapuç në një kohë me diell si dhe mbajtja e dorës në brendësi të çantës gjatë gjithë kohës çka e detyroi policin t'i kërkonte atij të ndalonte për të treguar kartën e ID.

Ora 13:45
Policia e Shtetit: Orges Bilbili me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ngrihet grupi hetimor

Policia e Shtetit ka dhënë njoftimin zyrtar për plagosjen nga një efektiv i forcave Shqiponja të Orges Bilbilit, të kërkuar për vrasje. Sipas policisë, në Tiranë në rrugën " Sitki Çiço", në afërsi të një shkolle, punonjësi i Policisë së forcës së posaçme "Shqiponjat", i ka kërkuar një personi lejen e daljes dhe dokumentin e identifikimit.

"Personi që rezultoi të ishte Orgest Bilbili, 30 vjeç, nga Lushnja, e ka kundërshtuar punonjësin e Policisë dhe është larguar me vrap në brendësi të lagjes.

Punonjësi i Policisë e ka ndjekur dhe gjatë ndjekjes 30-vjecari i ka drejtuar pistoletën punonjësit të Policisë, duke e kërcënuar për ta vrarë.

Punonjësi i Policisë i ka bërë thirrje të hedhë armën dhe të dorëzohet, por Orgest Bilbili nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë dhe ka vijuar lëvizjen me pistoletë në dorë.

Në zbatim të procedurës standarde të punës, punonjësi i Policisë ka qëlluar njëherë në ajër për ta paralajmëruar, ndërkohë që 30-vjeçari i ka drejtuar armën, për të qëlluar punonjësin e Policisë.

Në këto rrethana punonjësi i Policisë, i gjendur në kushtet e mbrojtjes së nevojshme, ka qëlluar  në drejtim të 30-vjeçarit, duke e plagosur atë.

Fatkeqësisht, është plagosur jashtë rrezikut për jetën edhe M. P., rreth 30 vjeçe, kalimtare e rastit.

Nga verifikimet e bëra rezulton se Orgest Bilbil ishte person i shpallur në kërkim dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dyshuar për një sërë ngjarjesh të rënda kundër personit në qytetin e Lushnjës.

Gjithashtu i dënuar dhe me 7 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale ”Trafikim i narkotikëve”.

Aktualisht ai është arrestuar dhe ndodhet në Spitalin e Traumës Tirane, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.

Në lidhje me ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave te ngjarjes.

Policia e Shtetit i uron shërim të shpejtë kalimtares M. P. dhe garanton opinion publik se është e vendosur të përballet me cilindo që shkel ligjin e aq më tepër guxon të godasë punonjësit e Policisë.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të vijojnë të zbatojnë rregullat dhe t’i binden urdhrit të punonjësit të Policisë, duke kontribuuar të gjithë së bashku për parandalimin e përhapjes së COVID-19 , si dhe në krijimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët", sqaroi policia.

Ora 12:35
Momenti kur efektivi i Shqiponjave plagos të kërkuarin për vrasje, i shtrirë me armën në tokë

Këto janë momentet kur Orges Bilbili është plagosur nga efektivi i Shqiponjave pasi e plagosi në këmbë. Në tokë është edhe arma që Bilbili kishte me vete, me të cilën kërcënoi policin.

Ora 12:33
Personi që kërcënoi me armë policin, Orges Bilbili i kërkuar për vrasje

1586514912_bilbili.jpeg

Personi qe i nxorri armën dhe kërcënoi të qëllojë efektivin e forcave Shqiponja, është Orgest Bilbili, person në kërkim për vrasje në Lushnje. 

Në tetor 2019, së bashku me me Lart Haxhiun, vranë Besmir Hidën 40 vjeç, baba i dy fëmijëve, i cili u ekzekutua në qendër të qytetit të Lushnjes teksa ishte duke pirë kafen në katin e dytë të një lokali.

Ora 12:10
Ngjarje e rëndë në Tiranë, qytetari i nxjerr armën policit, efektivi i Shqiponjave e qëllon në këmbë...Plagoset edhe një këmbësore

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë ditës së sotme në Tiranë. Një qytetar nuk i është bindur urdhrit të policisë për të nxjerrë dokumentin identifikues, ku në ndjekje e sipër ka nxjerrë armën nga një çantë duke kërcënuar me jetë një efektiv të forcave Shqiponja. Në një komunikim për mediat, drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi, tha se efektivi është detyruar të qëllojë ndaj personit të dyshuar, duke e lënë të plagosur, ndërkohë që një plumb rastësor mori edhe një qytetare që  ndodhej pranë zonës. Të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë. Jaupi tha se personi në fjalë dyshohet të jetë me rrezikshmëri të lartë shoqërore, por pritet t'i merren gjurmët e gishtërinjve për të faktuar dyshimet e tyre, që aktualisht siç ai tha lidhen me një person në kërkim.

"Një punonjës policie i cili kërkon dokumentet e identifikimit një qytetari, nuk i është përgjigjur. Në momentin që i ka kërkuar çfarë keni në çantë, qytetari është larguar me vrap në drejtimin pas nesh, punonjësi i policisë e ka ndjekur, dhe sapo kalon kthesën e parë qytetari i ka drejtuar armën punonjësit të policisë, ai e ka paralajmëruar ulni armën se do iu qëlloj dhe ka qëlluar një herë në ajër. Qytetari ka lëvizur me vrap, dhe në kohën që punonjësi i policisë e paralajmëron përsëri të ulë armën të dorëzohet, ai ka drejtuar armën dhe i ka thënë policit po të qëlloj nëse nuk largoheshin. Punonjësi ka qëlluar në drejtim të tij dhe e ka plagosur, aktualisht ndodhet në spital, është plagosur në këmbë, por akoma nuk kemi një informacion të saktë në afërsi të kësaj skene ka qenë një qytetare që edhe ajo ka marrë një plumb në këmbë, nga punonjësi i policisë. nuk e kemi identifikuar akoma por dyshimet janë se kemi të bëjmë me një të rrezikshëm të shpallur në kërkim. do ju japim informacion sapo ti marrim gjurmët. Punonjësi i policisë është me përvojë i ekipit shqiponjave ishte i vetëm, dhe ka vepruar në bazë të procedurave standardë të punës, ne kemi ngritur grupin e punës për identitetin e personit që pak a shumë kemi një emër por do jua bëjmë me dijë me vonë. Momentalisht janë jashtë rrezikut të dy, në spitalin e traumës po punojnë mjekët. Efektivi nuk është qëlluar, është në drejtorinë e policisë Tiranë për veprimet procedurale", tha drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mili: 10/04/2020 21:37

    Kur krimineli nxjer armen policia e qërron!

    Përgjigju
  • Alex: 10/04/2020 20:00

    Shume drejte ja vepruar polici me armen sidomos per persona qe jan me rrezikshmeri te larte shoqerore dhe qe nuk binden ndaj kontrollit.Çdo police ne evrope ashtu do kishte vepruar.Fati i keq per ate vajzen dhe shyqyr me kaq.

    Përgjigju
  • anonim: 10/04/2020 19:26

    Se shof shum komente injorantesh qe tregojn perdorimin e armes nga policia or shok edhe punonjsi i shpsf ka te drejt te gjuaj me arme kur tjtri nxjerr armen me e vra dhe jo me policia. Dhe plagosja nuk eshte vrasje kryhet dhe per te neutralizu personin dhe me prandalu vrasjen aq me teper kur eshte nji person me rezikshmeri te lart dhe ne kerkim. Meritoni ligjin si ne usa qe po levize te zbrasi karikatorin dhe jo mo me nxjerr armen policit si gjen me copat.

    Përgjigju
  • CaBone: 10/04/2020 17:37

    Respekte per Policin. Kjo eshte Policia per te cilen ka nevoj populli. Funksionimi i Shtetit & Ligjit ben mrekullira po te doj ne nje vend te vogel si i joni. Ne vende te mdha perendimore do hante Plumbin ne Kok ai miku. Sa per kta tjeret qe kn hallin e zbatimit ligjit nga Polici per Shtenje ne vende publike, futni nai tas petulla se eshte koh krize dhe vrap pas petullave. Mos harroni nenin e vet mbrojtjes nga ana e Punojsit te Policis. Dhe ai muk mund ta zgjedhi vendin e duhur per tu vetmbrojtur virgjeresha. Shteti duhet ti japi Shperblim ati Polici se me te vertet e meriton.

    Përgjigju
    • Per ca bone: 11/04/2020 13:54

      Un o shok jam i reneas.dhe e di shum mir se si duhet te vepronte polici.e di dhe si vepron policia jasht sepse kam ber specializime.di qe sduhet te vinte ministri po duhet te vinte polici te kerkonte falje per pakujdesin.e ajo qe ma shton inatin me shum esht ai kungulli mendon se ka kryer detyren ne menyre perfekte e pa gabime e sdenjon as te bej nje sms te pakten.kaq mbaroi diskutimi.te uroj gjith te mirat ty e familjes tende.

    • CaBone: 11/04/2020 11:56

      Me fal qe qenka kjo situata ateher. E kuptoj dhimbjen tende dhe te familjes ne raste te tilla. Por duhet te dish qe nqs sdo ishe ti ne ate pozicion do e respektoje veprimin e ati policit ose kujt do polici ne ato raste. Po te ishe ti Polic si do veproje shoku? Un sjam ne Shqipri se so vija dhe te ngushlloja nga afer per dhimbjen qe ke. Pastaj vepronim sipas deshires tate plako. Me gjith ate sherim sa me te shpejt motres dhe mbaj afer pjestarer e tjer te familjes ne kto koh te veshtira. Urrejtja nuk te con as gjekundi. Se polici ska pas kunj me ty dhe te plagosi motren. Se ti shko te Polici per tja kthy kusurin kur ai ishte ne zbatim detyre, ngelesh aty lapidar dhe pastaj R.I.P dhe ti pa lidhje. Si do mendonin Prindrit & Motra jote per budallikun qe bere ti ne gjak nxehtsi. Tako aty Doktor Tan Todhen dhe thuj ke te fala nga nje mik ne UK. Ai eshte fantastik Doktor. Bashk takoemi kur te dush ti vlla pa problem per shokun tat. Un jom katunar Tirone dhe aty afer lagjes tate kom mor dhe nusen, kshu qe mos e vrit mendjen se ta plotsoj deshiren shoku jot. Un nuk shtiva fall qe ti je vllaj Goces se plagosme, thjesht kur me permend njeri Motren behem bish, ti e kupton apo jo? Dhe ste ofendova por te thash ti rsspekto ty edhe kujt don nqs me prekin ne familje.

    • He i her: 11/04/2020 10:45

      E para e nise ti me k..derrlliqet jo po ju respektoj motrat the ku ti keni.tani thu mali me.malin stakohen.meqe e ke me qef jam te spitali i traumes duke i ndejt motres te koka se ma plagosi ky ropshi me uniform qe si perfundim skam per ta len pa e paguar.e paket po e sigurt.ti bujrum te spitali se me gjen se jam i vetmi ne korridor tu nejt

    • CaBone: 11/04/2020 09:55

      Flm per informacionin e detajum te ligjeve te Republikes Shqiptare. Sa per informacion un as nuk jom Polic, dhe Polici jo e jo. E kom lon ate ven ne 97en 15 vjec o KD interneti. Un se kisha as me ate vajzen qe u plagos, as me ate cunin qe u kap se dhe ai rob zoti eshte, pamvarsisht rrethanave te jetes. Po me ca kam lexu nuk kan qen cuna qe bejn pislliqe e vjedhin pleq e plaka. Thjesht e kisha me xhestin qe ndodhi dhe mendoj qe polici ka te drejt te vetmbrohet ku do te jet, se perndryshe ai nuk mund te shkonte ne shpi te familja vet dje se di kishte lexu ligjin( te pakten po te isha un dhe un ashtu do veproja).Sa per filma nuk shof fare se skom koh me pa. Sa per Gocen un e kom 3 javshe princeshen time, kur me ngacmojn aty un behem si skavator dhe i leviz gjerat me rrenj, cfar do lloj rrenjesh te jen. Edhe ne pergjithsi jom tip qe nuk ofendoj njeri por maroj pun pa llafe.( se ne katunaret perdorim i shprehje qe llafet e shumta jon fukarallik)Prandaj kujdes me gjuhen e trrimave se kom pa shum si puna jote. Vetem mali me malin nuk bashkohen kingu. Do doja te ishim perball dhe ta bisedonim i jer na afer bashk kte punen e trrimave. Te fala atyre qe ke afer

    • Ta rras ate k.. ne vesh: 11/04/2020 05:18

      Qeke tip polici dukesh.un jam thjesht nje person qe nuk shof filma me polic usa po punoj vet.ligj ska nese je polic duhet ta dish sic e di edhe un.sa per ate qe ishte ne vendin e gabuar ajo femra gabim perseri ajo ishte ne pun te vet dhe u plagos nga nje polic i cili duhet te vendosi jeten e tij ne rrezik per ta mbrojtur qytetarin.sa per respekt ta respekton lala ty jo vetem motren por edhe gruan vajzen krushken e te gjitha.se kur them doja te ishte motra jote ne vend te asaj femres nuk e thash per ofendim po ta thash te kuptoje si do ndiheshe sikur ti kishte ndodhur nje te afermeje tende ajo qe ndodhi.nejse ai polici tani esht ne hetim per tejkalim te perdorimit te forces.e kjo po ndodh jo se veproi drejt por sepse veprimi i tij vuri ne rrezik jeten e personave te oafajshem. Neni 5 Armët e zjarrit nuk lejohen të ; b) në vende publike, ku ka mbledhje e grumbullime njerëzish dhe vihet në rrezik jeta e të tjerëve. Meqe qeke i squt e trim i modh po te postoj vetem piken b te ligjit tw perdorimi te armes se zjarrit. Mir ropshi u kuptuam

    • CaBone: 10/04/2020 20:00

      O ka** ligjin e vetmbrojtjes ja jep detyra ati policit, jo ligji qe don ti me te zezen ne te barsh. Ajo vajza atje shum gjynaf ska lidhje me ngjarjen dhe komentin tim. Ajo thjesht ishte ne vendin e gabuar ne momentin e gabuar. Sa per groshet un vdes per grosh me pak turshi dhe nai djegse. Kurse me punen e motres aty ta rresoektoj ty edhe me te bukrit ke te duan o PR. Ok daku? Leni gangsterrlliqet pas kuintave.

    • Ja ke fut si kau peles: 10/04/2020 18:03

      Paska dal ligj i ri per vetmbrojtjen e policit.pa he i her na e nxirr ta lexojm.do doja te ishte motra jote eplagosur nga idiotlliku i policit ene te shikonim.tani ik e futi ti noi tas me grosh qe te pjerdhesh tamon e te lirohesh

  • I love Albania: 10/04/2020 17:31

    Shume mire ka vrepuar polici keshtu e duan keta njerez ska menyre tjeter.

    Përgjigju
  • Faik: 10/04/2020 17:03

    Zoti e Bekoftë Policin dhe ju LUMTË ajo DORË , megjëthëse duhet ta kishte GOBITUR në KOKË dhe tja nxirrte TRUTË jashtë KRIMINELIT dhe KUSARIT nga Lushnja e PRESHIT dhe e Kastravecave PA FARË !! RESPEKTE për POLICIN dhe POLICINË e SHTETIT

    Përgjigju
    • Gjeço: 10/04/2020 17:49

      Ik ore trutharë!

  • Kafsha: 10/04/2020 16:40

    Lart e më lart policia dyfishoni rrogat e policeve dhe teknologji të lartë në dispozicion. Me qejf te paguajme taksa për nje Polici të Lartë , zhdukni minjtë!

    Përgjigju
  • Vlore: 10/04/2020 16:36

    Dekoratë policit dhe shpërblimin 50 mijë euro!

    Përgjigju
    • maxx: 10/04/2020 22:25

      50 mij euro jepeshin per cdo informacion.kurse ky e kapi e ju tha ja ku e jeni.ja beri gati meriton me shume shperblim..

  • Zani: 10/04/2020 16:24

    RESPEKTE pafund për POLICIN dhe DORËN e tij të ARTË , por duhet ti kishte FUTUR PLUMBIN në KOKË BANDITIT dhe KRYEKRRIMINELIT nga Lushnja e LUPURAVE !! PLUMBIN në KOKË MOTËRQIRIT !!! I kërkon I Bashkëpunim deri në marjen e INFORMACIONIT për KRRIMINELËT e tjerë Bashkëpunëtorë dhe mbasi ta ZBËRTHENI , HELMOJENI me USHQIM PIDH MOTRËN ose I FUSNI PLUMBIN në KOKË në PARABURGIM , sepse GJYKATËSIT KRIMINELË do ta nxjerrin nga BURGU mbas 1 VITI , në SHKËMBIM të 300 MIJË EUROVE këtë BANDIT dhe KRRIMINEL

    Përgjigju
    • Gjeço: 11/04/2020 07:45

      Ik ore Faik plere

  • Eri: 10/04/2020 15:47

    Pergjigje profesionale e Policit,plumbin e duan Edhe gjykatesit qe i lejn tlir kto Kriminela

    Përgjigju
  • Mjer ky popull: 10/04/2020 15:46

    Kjo është policia që duam respekt dhe jo sa herë që nderrohet pushteti majtas apo djathtas, specialisti i shkretë sado i specializuar,i aftë dhe profesional të jetë, heq njëmijë të zeza për të mbajtur vendin e punës, (për ngritje në detyrë as që bëhet fjalë) dhe kjo ndodh sepse në të gjitha fushat vendosin servila dhe partiakë të paaftë.Uroj që të marrë fund sa më parë kjo metodë në të gjithë administratën shtetërore sidomos në polici dhe të lihen profesionistët të bejne të qetë punen dhe të promovohen dhe jo të hidhen në rrugë sa herë ndrrohen eprorët partiakë dhe servila.Respekte

    Përgjigju
  • Ligji: 10/04/2020 15:39

    Neni 5 Armët e zjarrit nuk lejohen të përdoren: a) kundër personave që në dukje tregojnë se janë të mitur (fëmijë), gra dhe pleq; b) në vende publike, ku ka mbledhje e grumbullime njerëzish dhe vihet në rrezik jeta e të tjerëve. Kjo pika b e nxjerr policin pak te painformuar mbi ligjin e perdorimit te armeve te zjarrit. Per mua duhet ta vriste por ligji se lejon.e duhet ndrruarr ligji qe veprimi heroik i policit te mos quhet shkelje e ligjit nga ana e tij.

    Përgjigju
  • Klodi: 10/04/2020 14:57

    Punen qe duhet ta bejn qindra agjent krimi qe nuk gjejn dot ku fshihen kriminelet e ben nje polic i thjeshte.Ky duhet te jet drejtor krimesh dhe jo ato agjent te korruptuar qe marrin dyfish rroga dhe ndihmojn kriminelet te fshihen.Me nje lule nuk vjen pranvera,Rama nuk do polic te till se i plagos miqt.

    Përgjigju
  • ymeri: 10/04/2020 14:47

    TA KISHE VRARE QENIN DO ISHTE ME MIRE ,,,NJE HALE ME PAK PER TE USHQYER,,,PO TE JETE KRIMINEL...

    Përgjigju
  • Lawfull: 10/04/2020 14:23

    Po ju vjen fundi laskove nje nga nje se skan per borxh njerzit te terrorizohen nga keta minj kanalesh.plumbin ballit nuk ka ndeshkim me te mir edhe gjyq mente drejt per keta

    Përgjigju
  • meri: 10/04/2020 14:14

    Bravo....POLICIA QE DUAM !

    Përgjigju
  • Mirela: 10/04/2020 14:13

    Bravo bravo bravo...1000 her bravo policit.Nje profesionist i till duhet te jet minister apo drejtor policie dhe jo si ky minister apo drejtora palaqo qe u esht trashur qafa nga rehatia dhe poltronat ne zyra.Nje falemnderit keti polici qe esht i pari ne 20 vite qe zbaton ligjin duke u perballur me kriminelin ne rruge.Vlersim maksimal nga shteti menjeher dhe shembull per policet e tjer qe nuk justifikojn uniformen.

    Përgjigju
  • shkodrani: 10/04/2020 14:06

    Per polic te till ka nevoj e gjith Shqiperia.Ti tregohet krimineleve se nuk luhet me shtetin,qe policia vepron dhe nuk kthen koken nga ana tjeter.Polici paska qen dhe gjakftoht qe nuk i ka qelluar ne koke por ne kembe.Te dekorohet menjeher ky polic qe sot ka nderuar uniformen qe mban dhe jo si policet e Shkodres qe jan turpi i uniformes se policise.

    Përgjigju
  • suela: 10/04/2020 13:57

    Po pse plagosur e jo plumb ballit mor shtet.Gjithsesi i lumt dora policit dhe gjith duhet te ken urdher te qellojn kunder plerave pa asnje hezitim.Tani Luli e Bersiha do i dalin per zot kriminelit.Policia duhet te marri nje rrog shperblim per punen qe po ben pasi jemi ne lufte dhe kush esht ne front te luftes duhet paguar.Ketu i qahet halli futbollisteve dhe jo policeve ne rruge qe perballen me kedo

    Përgjigju
  • Miti: 10/04/2020 13:50

    Shume gabim polici. Nuk duhet ta qellonte ne kembe por ne koke qe t’ja hapte trute ne trotuar.

    Përgjigju
  • A...Zh: 10/04/2020 13:49

    Rasti i punonjesit te policise inteligjent, profesoinal, i guximshem! I ben ndere vehtes dhe organizates se policise. Faleminderit dhe Zoti te bekofte more djale!

    Përgjigju
  • Gerti: 10/04/2020 13:48

    Po me kalimtaren ca pati qe e plagosi? Mund ta kishte vrare. A bejne stervitje per qitje keta police apo shti ne trotuar te kapi ke te kapi?

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 10/04/2020 13:46

    Polici e kapi por ne gjyq i del ne mbrojtje avokati dhe kjo pune kaq e pati

    Përgjigju
  • Eagle : 10/04/2020 13:34

    Dhe shumë suksese në vazhdim per policinë e shteti tonë, se na ka mbytur barbonat në gjithë shqiperinë. Vetem kështu të vazhdoni drejt suksesit dhe ZOTI ME JU !!!!

    Përgjigju
  • Miri: 10/04/2020 13:32

    Bravo polici. Duhet shperblyer patjeter. Dhe te ngrihet ne detyre per guzimin qe ka treguar. Nuk i eshte nenshtruar krimit. Bravo dhe faleminderit perzemersisht policit.

    Përgjigju
  • Bravo policia: 10/04/2020 13:27

    I lumte dora

    Përgjigju
  • Ggg: 10/04/2020 13:21

    Shyqyr nje lajm i mrekullueshem, faleminderit punonjesit te policise se shtetit, duhet graduar dhe shperblyer mire.... bravo

    Përgjigju
  • Drejtesia: 10/04/2020 13:21

    I lumte policit!

    Përgjigju
  • Qytetari: 10/04/2020 13:17

    Bravo i qofte policit, per te tille njerez ka nevoj Shqiperia! Shpresoj qe ta ngren ne detyr . Dhe nje gje tjeter polici hero i ka prishur shume pune shefave edhe drejtorave te policis qe mernin lek nga organizata ktij krimineli.

    Përgjigju
    • Kot kot: 10/04/2020 16:16

      Kush merte leke nga organizzata ktij. Kush esht organizzata ktij. Kush njerez Jane meqe e din. Nga Jane dhe cfare qellimi Kane.

  • Erik: 10/04/2020 13:16

    Bravo policit dhe duhet me pas mbrojtje te metejshme personale dhe familjare nga Policia e Shtetit pasi ka plagosur dhe kapur nje nga eksponentet me te rrezikshem te krimit ne vend.

    Përgjigju
  • Shqip: 10/04/2020 13:14

    Kurajo t madhe ka pas polici q ka ber kt veprim. Gjyna se pasojat vin m von dhe si ka treguar koha njerzit nuk falin kollaj gkakun tani polici do jet gjith kohen me koken mbrapa

    Përgjigju
    • Yyy: 10/04/2020 18:01

      Iku koha e rrumpalles o robo, nderro baterine se te paska ngel ora mbrapa, shteti me desh ja shker....en robt ketyre edhe lek dukagjinit, iku koha e barinje qe ishin vesh polica,

    • Fshaçe: 10/04/2020 14:11

      Pse kohen e llumit do jetojme gjithe jeten? Shteti ste fal or lum miku

  • Luli: 10/04/2020 13:08

    Bravo polici ri i shqiponjes. Kto djemt e ri duhen promovuar se ato bq shefat e tij marrin rroge mujore nga soji i kti te sotmit... ndersa ky jaupi (nga fjalori dhe intelekti) duket me shume si shofer furgoni se si drejtor policie!!

    Përgjigju
  • Shaban: 10/04/2020 13:07

    pse e plagose?? Ta vrisje kermen.

    Përgjigju
  • Emigranti: 10/04/2020 13:06

    Ka akoma polica te zote Shqiperia.. Por do ta lene te lire ate trapin se ka vrare ne emer te ca larove me pushtet

    Përgjigju
    • refugjati: 10/04/2020 18:47

      o emigranto esht i denuar me 7 vjet per tregti droge.futi dhe 25 vjet qe e presin per vrasje....nuk ka byth qeveritari qe e nxjer me kete nga burgu.plus ky robi ktu e paska kunj me alfred shkurtin se i paska plagosur nipin.do ja gjej anen aty brenda mos u merzit se esht bob i modh brenda fredi....vetem po u be spiun e bashkpunon me policine mund te shpetoje por sdo kete me jete se do rrij si leour i fshehur neper vrima

    • Eriu: 10/04/2020 16:14

      Pse per ca ka vrare KY? Po patì prova dhe rama te jete se mbron dot. Mos fol kot

  • Liku: 10/04/2020 13:00

    Kur te nxjerr armen polici duhet ta qellonte per vdekje pregatitja profesionale e policit meriton shperblim

    Përgjigju
  • Ervin: 10/04/2020 12:58

    Dhe mua te me vriste pa dashje do e falja gjakun brravo.

    Përgjigju
  • alo alo: 10/04/2020 12:53

    Te dhente Zoti shendet o punonjesi i policise, pushka top tu befte. Te kalbet ne burg krimineli, ka te pakten 6 vrasje bashke me ate Laertin. Eshte nje nga vrasesit me te eger shqiptare, kjo eshte nje arritje e madhe e Policise. Punonjesi i policise meriton medalje e shperblim.

    Përgjigju
    • kot po te them: 10/04/2020 18:52

      o kot me pyet nuk i lexon cfar ka bere?ka vrare 3 deri tani ne atentate te ndryshme ...ka plagusur dhe nipin e alfred shkurtit i mbiquajtur aldo bare. esht cope e madhe e krimit ne lushnje plus qe u dyshoka per atentatin ne durres kunder prokurorit qe ishte ne makine me cubin e sukthit.ka gjynahe te medhaja ky lali e tani mendoj qe ka per ta paguar shtrenjte.do i uroj vetes qe me mire ta kishte vra polici se sa e plagosi

    • Kot me. Pyet: 10/04/2020 16:13

      Pse aq I rrezikshem esht KY bilbili? CA ka vra KY se po thua ka vra 6 vete. Me duket shume.

  • Populli: 10/04/2020 12:46

    Respekte për policin.Shpërblim të mirë për policin dhe ngritje më detyrë. Bravo Policia e shteti!

    Përgjigju
  • mani: 10/04/2020 12:44

    Pse si qiu motren, ta hiqte qafe plehren.

    Përgjigju
  • erjon: 10/04/2020 12:44

    bravo i qofte policit.keshtu duhet.ngriheni ne detyre

    Përgjigju
  • eli: 10/04/2020 12:41

    Polici hero!Falenderime nga zemra!

    Përgjigju
  • Loran shenu: 10/04/2020 12:41

    Si mundet polici te vej ne rrezik jeten e qytetatve dhe te qelloj ne nje vend te populluar skandal turp i madh

    Përgjigju
    • Ligji: 11/04/2020 05:27

      O polic e para mere shtruar me fjalet se sesht trimeri te ofendosh nga ana tjeter e ekranit.e dyta beni ligjshmeri juve policat apo si? Nese jo sta kan mesuar ne akademi pershkallezimin e forces.dhe e fundit ti paguhesh te rrezikosh jeten per te mbrojtur qutetarin nuk paguhesh me bo sherifin ne mes te qytetit e te plagosesh civilet e pafajshem.ti si polic mund te jesh gangster po mbi te ghitha je rob qe perfaqeso ligjin o MOSHKULL sje sherif .ligji ligji ligjiiiii te cilin ju policet duhet me e lexu se paskeni oa shum filma me.polic amerikan qe jau lejo ligji ne usa me vra kur i drejtojn armen ama ne usa se ketu ligji thot ndryshe.pondeshe ta rikujtoj se ca thot ligji nese ske ber mjaftueshem perseritje ne akademi zoti polic

    • polici: 10/04/2020 18:58

      ti me duket qe duhet te jesh kalama se nje i rritur i ka 2 gram tru e nuk del ketu te besh figure muti si puna jote.po mir mor trap cfar duhet te bente polici kur e shef kriminelin?ti thot dil pak tek per tek si puna e sherifave te hollivudit qe prisnin te iknin njerezit? pastaj dhe komentuesi qe vet quhet ligji sa mir e dike ligjin ti mor moshkull por kur shef qe te nxjer pistoleten krimineli cfar duhet te bente?te ikte me vrap e pastaj te thoje ja polici legen?shko mor trap e leni ligjet se nuk ka nevoje te komentohen nga njerez si puna jote

    • Ligji: 10/04/2020 15:35

      Edhe pse sme pelqejn komeentet e loranit se vec idiotlliqe flet zakonisht ketu ka te drejt. Neni 5 Armët e zjarrit nuk lejohen të përdoren: a) kundër personave që në dukje tregojnë se janë të mitur (fëmijë), gra dhe pleq; b) në vende publike, ku ka mbledhje e grumbullime njerëzish dhe vihet në rrezik jeta e të tjerëve. Besoj se kji e tregon qe polici sado qe mund te jet polic me karakter prap ka shkelur ligjin.zonja e plagosur ka te drejt ligjore ter kerkoj demshperblim sepse esht shkelur pika b e nenit 5 te ligjit

    • policia shtetit: 10/04/2020 13:29

      Ik o debil mos komento me o loran shehu , debil injorant. po ate funksion ka o qorr per ca esht policia. aty ku ja kerkon detyra do perdori mjetet e punes e cila eshte dhe arma.

    • goni: 10/04/2020 13:01

      Po mire o loran.ik pak me tutje ti thoshte?!!!. Bravo polici

    • biku: 10/04/2020 12:51

      O Loran, po sa i mbron kriminelat mor shok? PO tipi i drejtoj armen, ca ti bente polici ta puthte?

    • drejtesia: 10/04/2020 12:49

      Turp i madh je ti, bashkepuntori i krimineli!!!!

  • Populli: 10/04/2020 12:20

    Policit ja lumsha doren se shum mire ka vepruar ndaj ketyre krimineleve.

    Përgjigju
  • E majta: 10/04/2020 12:20

    Nje shperblim punonjesit te policise i lumte dora dhe nje gjyq real per ate qe i ngre armen policise.

    Përgjigju
    • pietro: 10/04/2020 21:35

      Ky nuk do jete lushnjar me 6 vrasje ne kurriz,ketij do tja kete q*** nanen ndonje vlonjat ose ndonje tropojan.

    • qytetar: 10/04/2020 13:04

      Mire ja beri ! shperblim per policin dhe ngritje ne detyre

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?