Kronikë

Durrës/ Sherri mes dy personave përfundon në plagosje me thikë, i dyshuari një 40-vjeçar! Policia në kërkim të autorit, detajet e krimit (VIDEO)

17 Maj, 21:19| Përditesimi: 17 Maj, 22:20

  • Share

Durrës- Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, teksa një person u dërgua me plagë në spitalin e qytetit.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 21:00, kurse rrethanat dhe identitetet e personave të përfshirë mbeten ende të panjohur. Sulmi u regjistrua në lagjen nr. 17 Durrës. 

Sipas informacioneve paraprake nga policia vendore, të siguruara nga gazetari i Report Tv, Aldo Mustafa, përplasja ka ndodhur midis nje 40-vjeçari dhe një personi tjetër që dyshohet se ka qenë i dehur, për motive të dobëta.

Debati mes tyre ka agravuar deri në perdorimin e mjetit prerës thikë nga ana e 40-vjeçarit. I palgosuri është dërguar në spitalin rajonal për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rreziku për jetën. Ngacmimet me fjalë dhe fyerjet besohet se kanë qenë zanafilla që denigroi situatën deri në plagosje me thikë.

“Rreth orës 21:00, në lagjen nr. 12 Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi I. Ll, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. G., 31 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj. Shërbimet e Policisë  vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuarit”, njoftoi policia vendore paraprakisht për ngjarjen e ndodhur.

Nga dinamika e deritanishme e zbardhur, rezulton se pak para ngjarjes, personi i alkoolizuar (i plagosuri) ndodhej në një lokal të zonës, por për shkak të sjelljes së tij, pronarja e ka nxjerrë jashtë ambienteve. Në këtë moment, ai ka kaluar rrugën në krahun tjetër, ku më pas është përplasur me 40-vjeçarin, i cili pasi e ka qëlluar me thikë, është larguar nga vendi i ngjarjes.  

Policia ka nisur hetimet për kapjen e autorit dhe zbardhjen e krimit, duke kryer kontrolle në zona të ndryshme të qytetit.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?