Valbona është një ndër infermieret që po lufton në fushë-betejën e COVID-19 pranë spitalit Infektiv. Forca dhe përkushtimi janë dy armët e saj të ftohtë. E vendosur në vijën e parë të luftës, bashkë me mjekët dhe infermierët e tjerë, Bona, emri i së cilës është në thelb shërbim, vazhdon misionin jetëdashës.
Njësoj si kolegët e saj italian, spanjoll apo grek, në fytyrën e saj ka plagë, që janë më të paktat që lufta mund të shkaktojë. Plagët më të mëdha nuk duken. Në darke apo mëngjes, ajo duhet të kthehet në shtëpi, tek vajza e saj, e cila ka kaluar një sëmundje të vështirë dhe në çdo rast nuk duhet të ketë asnjë kontakt me virusin. Teksa largohet nga puna ajo lutet që "plumbat" e marrë gjatë shërbimit t'i ketë lënë në fushë-betejë, për të mos vrarë me ta padashur të bijën.
"Betohem solemnisht përpara Zotit"...Kështu nis betimi i infermierit, dhe Bona po e përmbush atë, para Zotit, vetes dhe nesh. Në lagjen ku ajo banon, mjafton që ta thërrasësh nga ballkoni për t'u gjendur pranë në çast. Valbona është sot heroina.
Faleminderit dhe Zoti qoftë me ty. - Shkruar nga kolegët e saj të Urdhrit të Infermierëve
Rrofte Berisha sherues i koronavirusit
Përgjigjucfare po ben ne keto dite spitali CONTINENTAL ne pronesi te Elvis Nacit per te shpetuar jete njerezish me Covid-19 ? Mos ndoshta eshte regjistruar ne listen e OJQ-ve e bizneseve qe protesotjne e kerkojne lehtesira fiskale dhe para nga qeveria ? Ne cilin Zot besojne vertete Elvis Naci e Marin Mema ?
PërgjigjuRespekte Zonja Valbona, i thuaj bashkeshortit te hape nje numer llogarie ku te mund te bejme donacione . KU JANE ELVIS NACI-et e MARIN MEMA-et me parate e donacioneve, NUK JANE PARATE E TYRE .
PërgjigjuNk bie rrufeja halet thuj tu kish ren gjith ktyre kanibalve te pushtetit gjith ky virus