Bota

'Plaket' Mbretëresha Elizabeth II, shfaqet për herë të parë në publik me bastun

13 Tetor 2021, 08:09| Përditesimi: 13 Tetor 2021, 08:21

  • Share

Për herë të parë, Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth II mori pjesë në një ngjarje të madhe publike duke përdorur një bastun.

Ajo u shfaq si gjithmonë në formë të shkëlqyer, pavarësisht 95 viteve të saj, por duket se tashmë ka nevojë të mbështetet për të mbajtur më mirë ekuilibrin. Bastuni iu dha asaj nga një anëtar i stafit mbretëror ndërsa doli nga limuzina.

Mbretëresha ishte parë më parë duke përdorur një bastun në vitin 2003 dhe 2004 pas një operacioni në gju, por kjo ishte për një arsye specifike mjekësore në atë kohë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?