DURRËS- Ky është momenti i arrestimit të Rexhep Rapit, dhe nipit të tij Algert Rapi të cilët akuzohen se në bashkëpunim me ish-policin Dedan Gjoni, kanë tentuar që të ekzekutojnë Xhevdet Plakun, i njohur si “Akili” dhe i dyshuar për trafik droge.
Vrasja e mbetur në tentativë i ngjante një seknari filmi. Xhevdet Plaku, që përdorte 25 identitete si kreu i një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës me qendër në Amsterdam, sipas prokurorisë është thirrur në zyrat e policisë nga Dedan Gjoni gjatë kohës që ka qenë me detyrë më Komisariatin e Shijakut.
Ish-efektivi Gjoni dyshohet se ka bashkëpunuar me Rexhep Rapin, njohur ndryshe si “Kep Rrapi” dhe e ka thirrur në komisariat objektivin Xhevdet Plaku më 17 shtator 2019 me qëllimin për t’u nxjerrë në pritë tek kundërshtarët e tij. Më pas ka raportuar te autorët orën që do e lironte si dhe u ka nisur foto të tij. Fatmirësisht, atentatorët janë tërhequr nga plani dhe vrasja nuk u krye.
Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme firmosi 4 urdhër arreste, dhe përveç Gjonit u ekzekutua nga Policia e Durrësit arrestimi i Rexhep Rapit, personazh i njohur me histori kriminale në Shijak, nipit të tij Algert Rapi dhe Dejvi Gjermeni, punonjës policie në atë kohë në Policinë e Durrësit.
Nuk dihet saktësisht pse Rexhep Rapi e donte të vdekur Xhevdet Plakun, por ky i fundit ka qenë nën akuzë nga Gjykata e Savonës për vrasjen e Sali Rapit dhe plagosjen e Alfred Hasës, por mori pafajësi.
Shteti edne sikur te jete pa pike fuqie te merr zvarre nese do. Si lepur e kane kapur ashtu si kapen Bajrat, Avdylet etj. Problemi qendron te gjykata dhe prokuroria. E para nese kane prova dhe e dyta ti denojne si e meritojne, as me shume dhe as me pak.
Përgjigju