Gjatë diskutimit në parim të Buxhetit për Ministrinë e Kulturës për 2024-ën, të mbajtur këtë të hënë, deputeti Eduard Ndreca foli rreth kthimit të kamp-burgut të Spaçit, në një Muze si dëshmi e vuajtjeve të ish- të përndjekurve politikë.
"Ajo që unë do të doja është që ritmet e kësaj pune të ishin më të shpejta, edhe pse burgu i Spaçit ka qenë vend vuajtje për elitën", u shpreh deputeti Ndreca.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti u shpreh se tashmë ka një projekt konkret për rehabilitimin dhe menaxhimin e kësaj hapësire që është nën mbrojtjen e MK-së.
"Si një projekt me potencial të jashtëzakonshëm jo vetëm për ruajtjen e kujtesës dhe përcjelljes te brezat e rinj, por edhe në aspektin e turizmit kulturor është edhe rehabilitimi i ambienteve të Burgut të Spaçit, i cili është një objekt nën mbrojtjen e Ministrisë së Kulturës. Tashmë ky proces ka nisur dhe në bashkëpunim me donatorë (CHËB) kemi hartuar Planin e Menaxhimit të Burgut të Spaçit. Po ashtu kemi mbështetur projekte artistike që vlejnë për dokumentimin e kujtesës, si në rastin e realizimit të dokumentarëve apo hartimin e projektit të rehabilitimit të 7 godinave dhe ambienteve përreth, si dhe nisjen e rehabilitimit të objekteve dhe ambienteve të burgut të Spaçit. Zbatimi i projektit vlerësohet në shumën 212.5 mln lekë dhe për vitin 2024 nga buxheti i shtetit është parashikuar një shumë prej 70 milionë lekësh" u shpreh ministrja Margariti.
Lajmi kryesor: