Plane për Vitin e Ri? Motin e keni 'aleat'! Meteorologia Bani për Report Tv: Temperatura të favorshme, mund të udhëtoni

25 Dhjetor 2021, 11:59| Përditesimi: 25 Dhjetor 2021, 13:45

  • Share

TIRANË- Nata e ndërrimit të viteve do të këtë një favor me tepër për qytetarët të cilët kanë plane për të festuar Vitin e Ri jashtë ambienteve të shtëpisë. Përveç faktit që nuk do të ketë orë policore edhe përse në kushte pandemie, meteorologia Adiola Bani tha për Report Tv se qytetarët mund të udhëtojnë pasi kushtet atmosferike do të jenë të favorshme.  

Bani shpjegoi se temperaturat në natën e ndërrimit të viteve do të shënojnë deri në 17 gradë celsius, ndërkohë që nuk priten reshje shiu.

“Pas ditës së mërkurë presim të kemi përmirësim të kushteve të moteve, duke bërë që dita e enjte dhe e premte që përkojnë edhe me dy ditët e fundit të vitit 2021, do të kemi mot të kthjellët, nuk presim reshje gjatë natës së ndërrimit të viteve. Temperaturat mbeten rreth vlerës 16-17 gradë celsius natën e ndërrimit të viteve. Natën e ndërrimeve të viteve, 30, 31 dhe dita e parë e vitit 2022 do të kemi mot të kthjellët, kështu që të gjithë ata që kanë vendosur të udhëtojnë do jetë mot i favorshëm”, tha meteorolgia për Report Tv.

Meteorologia theksoi se reshjet e shiut do të jenë prezente deri ditën e mërkurë, përkatësisht më datë 29, ndërsa temperaturat do të jenë më të larta krahasuar me dy javët e kaluara të dhjetorit. Bani dha edhe një pasqyrim të motit ditën e sotme ku besimtarët po festojnë Krishtlindjen.

“Sot moti ka nisur me vranësira në të gjithë territorin shqiptar, herë pas here do të sjellin reshje shiu dhe reshje të paktë dëbore në veri dhe veri-lindje. Pjesa tjetër e territorit do të vijojë të mbetet me kthjellime. Gjatë orëve të natës do kemi vranësira në të gjithë territorin, duke bërë që mëngjesi i ditës së dielë të nis me vranësira dhe intervale të shkurtra me kthjellime. Duke iu afruar mesditës do të kemi përfshirë të gjithë vendit tonë nga reshjet. Mbeten reshjet prezente edhe gjatë javës që vjen, të paktën deri ditën e mërkurë. Edhe java e fundit e muajit dhjetor do të nisë me vranësira dhe reshje shiu e dëbore në zonat malore. Kjo fundjavë dhe fillimi i javës na sjell temperatura që do jenë pothuajse në vlerat tipike të muajit dhjetor. Termometri në zonat malore do të shënoj -1 gardë celsius gjatë orëve të paar të ditës ndërsa ne mesditë pritet që të nxitet edhe mbi 18 gradë celsius”, u shpreh Bani.

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?