Planet për krijimin e një strukture të ngjashme me Vatikanin në zemër të Tiranës, për krijimin e ‘Shtetit Sovran Betktashi', duket se nuk përkrahen nga bektashinjtë e Turqisë, të cilët janë shprehur kundër krijimit të një shteti të tillë.
Përfaqësuesit e Federatës Alevi-Bektash nga Turqia në deklaratat e publikuara në rrjetin turk Haber Global, thonë se bektashizmi dhe “shteti fetar” janë koncepte të papajtueshme me njëri-tjetrin.
Zeynel Abidin Koç, kryetar i Federatës Turke të Alevit, tha: Bektashizmi është një sistem besimi me origjinë nga Turqia. Megjithatë, në Shqipëri ka rreth 115.000 besimtarë bektashianë, dhe kjo përfaqëson 5% të popullsisë së Shqipërisë. Sekti bektashi alevi jeton prej shekujsh në këto anë. Më vonë Perandoria Osmane u zgjerua në Ballkan duke arritur deri në Hungari dhe Shqipëria u bë vendi më i rëndësishëm për ta. Filozofia alevi-bektash, 72 kombet i konsideron si Një, këshillon të gjithë të jenë sovran në veprimet e tyre, të duan fjalët e tyre dhe të qëndrojnë në anën e heroi Ali“.
Ndërsa presidenti aktual i Federatës Alevi Bektashiane në Turqi, Husein Güzelgül, i konsideron si pozitive hapat e ndërmarrë nga vendet për të njohur besimin e sektit bektashi, por thekson se shteti fetar dhe besimi bektashi, nuk mund të shkojnë paralelisht.
"Ne nuk e shohim si të drejtë një shtet të bazuar në fe. Një gjë e tillë nuk mund të ndodhë aty ku ka tolerancë, paqe dhe dashuri .’- tha ai.
Vetëm pak ditë më parë në prestigjiozen amerikane New York Times u raportua se në Tiranë po projektohet krijimi i një mikroshteti, si Vatikani, për besimtarët bektashinj. Për potencialin e krijimit të këtij shteti sovran, Rama foli edhe para Asamblesë së Përgjithshme të OKB në New York, duke nënvizuar se shqiptarët ndër histori kanë dhënë shembuj të tolerancës fetare.
Duket qartazi qe Rama e ka menduar ne disa plane. 1. Manover tymnaje e sterprovuar per te ngritur pluhur e mbuluar ceshtje e skandale qe po i plasin cdo dite e me shume nga media nderkombetare duke e lidhur me krimin. Si te shamngesh median qe nuk te degjon si televiziomi Italian ose Gjerman. Krijo nje superlajm nga hici. 2. E ben Shqiperine me 2 vota ne OKB nese ky shtet do njihet. 3. Mundesia e perdorimit te ketij shteti si zar personal i Rames. 4. Ndoshta promovimi i Shqiperise si vend me tolerance fetare ose me uslam shume te moderuar.
PërgjigjuGrupet mafioze kristiane kerojne te perçajn bektashizmin me dy mafjozet esi ramen dhe baba mondin.
PërgjigjuHec e nxirr gurin qe hodhi Ramushi tani.
PërgjigjuKy është lloji i Islamit që na duhet në Evropë në shekullin e 21-të! Unë e mbështes plotësisht vendimin! Shqipëria është fituese neto këtë herë. Rama bëri një revolucion në turizëm.
PërgjigjuKrye ministri ka nevoje per terapi grupi Pula ska pse ben shshshsh....
PërgjigjuBoll futet percarje o rrobqira, lerini Shqiptaret te besojne si dhe ku te duan!
PërgjigjuIkni ne turqi o reace e keqe se e gjithe heroina qe vjen nga lindja e mesme kontrollohet nga baroni Edmond Me nofken baba por i droges....qerrohuni nga shqiperia se ne nuk ju duam dhe ju kemi neveri o idhujtar te neveritshem