Nxehtësia e jashtëzakonshme globale vijon rekordet e saj! Mujin e kaluar, bota përjetoi prillin më të nxehtë të regjistruar, sipas të dhënave nga Copernicus, shërbimi i monitorimit të klimës në Bashkimin Evropian.
Kjo shënon muajin e 11-të radhazi me temperatura të paprecedenta globale. Me këtë pikë të re të të dhënave, disa shkencëtarë paralajmërojnë se ka shumë shanse që vitit 2024 të mund të kalojë 2023-in si viti më i ngrohtë i regjistruar, raportin CNN.
Muaji i kaluar ishte 1.58 gradë Celsius më i ngrohtë se mesatarja e prillit në epokën para industrializimit dhe 0.67 gradë mbi mesataren e prillit midis viteve 1991 dhe 2020, zbuloi Copernicus.
Ndikimet e klimës kanë qenë të forta. Pjesë të Azisë janë përballur me nxehtësinë vdekjeprurëse: shkollat u mbyllën për miliona fëmijë në Bangladesh, ndërsa fushat e orizit janë tkurrur në Vietnam.
Nxehtësia e paprecedentë globale po nxitet nga tendenca afatgjatë e ngrohjes globale - e shkaktuar kryesisht nga njerëzit që djegin lëndë djegëse fosile, e nxitur nga El Niño, një model klimatik natyror që tenton të ketë një ndikim të ngrohjes.