Bota

Plani i Trump për Gazën/ Eksperti Sokol Kondi për Report Tv: Netanyahu thjesht e përshëndeti atë! Izraeli do zhdukjen e Palestinës

2 Tetor, 16:17| Përditesimi: 2 Tetor, 16:50

  • Share

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, prezantoi pak ditë më parë planin 20-pikësh për t'i dhënë fund luftës në Gaza. 

Por, për ekspertin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare Sokol Kondi, i ftuar në emisionin ‘Bota Report’, në Report Tv me gazetarin Denis Minga, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk e pranoi këtë plan, por thjesht e përshëndeti. 

‘Patjetër që në Izrael do të pritet me rezerva, por në qeverinë izraelite janë më ekstremist se Netanyahu dhe duan një luftë me zhdukjen e Palestinës nga harta, pritej kjo. Po Netanyahu nuk ka thënë po për planin, por ka përshëndetur planin amerikan, ai nuk ka thënë po e pranojmë’, tha ai.  

Lidhur me ndalimin e 40 anijeve që transportonin aktivistë te huaj dhe ndihma për në Gaza, nga forcat izraelite, Kondi tha se Izraeli nuk mund të ndalojë anije nëse nuk janë në ujërat e territorit të tij.

‘Izraeli mund të ketë të drejtë të gjëmojë anije të huaja, por nëse janë në ujërat ndërkombëtare të Izarelit, nëse jo nuk mund të dal në det të hapur ushtria izraelite që të ndalojë çdo anije që mendon se mund të përbëjë rrezik’, tha ai.

Sa i përket luftës Rusi-Ukrainë, eksperti tha se Rusia është duke u mbështetur në vende të tjera, pasi financat e saj kanë rënë.

‘Rusia jo vetëm që nuk po e fiton luftën, por financat e saj kanë rënë. Rusia është duke u mbështetur në vende të tjera, të gjithë prisnin një inflacion në ekonominë ruse dhe nuk ndodhi. Putin ka marrë territore të vogla në Gjeorgji, aneksoi Krimenë dhe dronët e tij po shkojnë në ato vende baltike ku ka pakica ruse. Janë simbolika jo rastësore’, tha ai. 

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?