Plani/ Ed Sheeran ndërton varrin e tij në fshatin personal prej 4.4 milionë eurosh

14 Janar 2022, 11:57| Përditesimi: 14 Janar 2022, 12:06

  • Share

Ed Sheeran duket se ka menduar që t'i sigurojë një jetë të mirë vetes jo vetëm sa është në këtë botë, por ka menduar përtej.

Këngëtari i njohur i ka habitur të gjithë me planin e tij për të ndërtuar një dhomë varrimi nën dyshemenë e kishës së re në formë varke e cila po ngrihet në mjediset e mini-fshatit të tij në vlerë prej 4.4 milionë euro në Suffolk të quajtur Sheeranville.

Sipas DailyMail, fotografitë e reja tregojnë se objekti i kultit aktualisht është në ndërtim e sipër dhe është i mbuluar me skela, ndërsa së shpejti mund t’i bashkohet një zonë varrimi në të cilën do të futej përmes një pllake në dysheme.

Nga sa raportohet, 30-vjeçari mund të varroset në mjediset e shtëpisë së tij në fshatin Framlingham, gjithmonë nëse ia del që të marrë miratimin nga oficerët e këshillit.

Plani për varrin e Ed Sheeran

 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?