William Walker

Ambasadori Walker kundër planit franko-gjerman: I padobishëm për Kosovën, Kurti të durojë presionin, s’ka njohje! Komuniteti serb s’është aspak i diskriminuar

7 Mars 2023, 13:07| Përditesimi: 7 Mars 2023, 14:53

  • Share

Ish shefi i misionit verifikues i OSBE-së Willim Walker duket se nuk është në të njëjtën linjë me Perëndimin sa i takon planit franko-gjerman. Edhe pse prej muajsh, Kosova dhe Serbia janë në trysni përpjekjesh për ta finalizuar si marrëveshje, Walker ka çuditur jo pak me deklaratën e tij për planin që e quan “të keq”.

Walker është një ndër miqtë më të mëdhenj të Kosovës, madje u bë zëri i popullit të Kosovës në momentin që u përball me vështirësitë e luftës me Serbinë.

Walker thotë se arsyeja se pse plani i mbështetur nga dy vendet me të rëndësishme të Bashkimit Evropian dhe nga vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i keq për aq kohë sa nuk përfshin njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Madje ai thotë se nëse do kishte mundësi, do porosiste Kurtin të duronte presionin, pasi kjo marrëveshje në thelb nuk është  në interesin e Koosvës.

 “Unë arrij ta kuptoj që kryeministri Kurti është përballë një presioni të madh nga BE-ja e ShBA-ja, siç kanë qenë edhe (paraardhësit) tjerë, por kjo marrëveshje për mendimin tim nuk është në interesin e Kosovës. Nëse sot do të flisja me Kurtin, do t’i thosha atij: duroje presionin, sepse me këtë marrëveshje më shumë po ndahet se që po bashkohet Kosova,” – u shpreh z. Walker në fjalën e tij në një intervistë.

Madje për Walker, ky plan flet për atonomi të komunitetit serb në Kosovë, por pa arsye. Sepse në fakt, sipas ambasadorit, komuniteti serb nuk është i diskriminuar, madje përkundrazi është i privilegjuar. Kjo marrëveshje në fakt do e çonte Kosovën në një udhë të gabuar, aspak të mirë për Kosovën.

“S’mund ta pranoj këtë plan kur po flitet për një formë autonomie për komunitetin serb në Kosovë. Unë s’e shoh që komuniteti serb është i diskriminuar, përkundrazi ka shumë të drejta... Mendoj se gjërat janë duke shkuar në drejtim të gabuar dhe kjo nuk është aspak mirë për të ardhmen e Kosovës,” – vazhdoi Walker.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?