Ata i kryen kontrollet në vilën e Velletrit. Madje kishin porositur një njeri të besuar të blinte edhe një bazukë për ta përdorur atë kundër shtëpisë së Lucianit". Janë përgatitje në stilin madhështor, ato që bosi shqiptar i drogës në Itali, Elvis Demçe dhe njerëzit e tij i rezervojnë një sipërmarrësi që ka përfunduar në shënjestrën e tyre, të bandës e cila u shpartallua janarin e kaluar nga prokuroria e Romës. Bisedat e deshifruara nga aplikacioni që kriminelët përdornin për ti shpëtuar veshit të policisë, Sky Etc, zbulojnë se të dyshuarit donin të vrisnin sipërmarrësin e fuqishëm italian Tonino Lucianin që kishte interesa në kompani ndërtimi, skela dhe në klubin e futbollit Cavese. Dhe këtë e kishin menduar ta bënin pikërisht duke sulmuar shtëpinë e tij me një armë bazuka. Në objektiv ishte gjithashtu edhe goditja e partnerit të tij Ariosto Pasquazzi.
“Po kur do t'ia japim goditjen këtyre të padenjëve?” pyet Demçe një nga 'togerët' e tij, Francesco “Bigis” Bastianelli, duke ia nisur madje në chat foton e viktimave të tyre, sipërmarrësve me interes në kompanitë e ndërtimit, skela dhe investitorë në klubin e futbollit Cavese.
Është janar 2021 dhe ata bisedojnë: “O vlla, shkoji gjeji emrin dhe mbiemrin… që t’i marrim familjen dhe ta bëjmë të bindet".
Fjalët Janë të vetë Shefit Demçe. Synimi është i qartë: “Duhet t’u heqim të paktën 500 mijë euro aty dy spiunëve’”. Muajin pasardhës Demçe e informon Bastianellin për ngarkesën e armëve që ka kryer nga furnitorët kalabrezë dhe shton se të nesërmen do të mbërrijnë dhe do të jenë në dispozicion të organizatës së tyre”. Në fotot që shkëmbejnë mes tyre kriminelët janë armë të tilla si M16, Ak47 dhe pistoleta. Ndër armët është edhe “një bazukë për t'u përdorur kundër shtëpisë së Lucianit”. Shefi jep ok për mallin që do të blihet. Dhe ortaku i përgjigjet: “Nesër më sjellin të tjera armë por dhe bazukën” dhe me bazukan tashmë gjithçka është gati. Një “fshatar” ka kryer edhe “inspektime për të parë se kush ndodhet brenda pronës, objektiv për tu goditur.
Por njëri nga të dyshuarit vendos t'i japë një paralajmërim të fundit Lucianëve: "Ishin në një lokal, që ndalova, piva kafe, ata më përshëndetën dhe menjëherë unë u thashë: duhet ti gjejmë një zgjidhje kësaj çështjeje", tregon ai në chat, e zbuluar nga autoritetet.
"Jo luftë, ne e kemi respektuar njëri-tjetrin ... ju na keni respektuar gjithmonë edhe pse keni shkuar te dy djemtë tanë të vegjël dhe keni thënë e kërkuar.".
Dhe viktimat të frikësuara janë përgjigjur: "Ndoshta jemi shprehur keq ose e kemi keqkuptuar ... gjithmonë pa dashur të tregojmë mos respekt"./ Përkthyer nga 'La Republica'
Demcja ka kujtuar se eshte ne shqiperi dhe ka pare shume filma. Tani me 41 bis atje as filma nuk ka per te pare me. Vetem muret e qelise. Bravo gomar.
PërgjigjuHahahaha! I fuste edhe ndonjë vizë hundës, si në ata filmat me Bud Spenser!!