Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka rritur protagonizmin e tij politik javët e fundit, duke artikuluar kritika në adresë të drejtuesve të Partisë Socialiste dhe sidomos kryeministrit Edi Rama. Dalja në skenë e Bushatit në rolin e oponentit të qeverisë përkon me humbjen e privilegjeve, fillimisht si Ministër i Jashtëm dhe më pas edhe si koordinator politik në kryeqendrën e Veriut, Shkodër, pas rezultatit dramatik në zgjedhjet e fundit. Mbrëmjen e së mërkurës, Bushati ishte protagonist i debateve të forta në mbledhjen e Kryesisë së PS, teksa kërkoi të mbahej përgjegjësi për Valdrin Pjetrin dhe Tom Doshin, ndonëse muaj më parë, vetë i kishte vlerësuar maksimalisht.
Më parë, pasi u shkarkua si ministër, Bushati akuzoi PS si arrogante, duke e ngarkuar me përgjegjësi për bojkotin e Kuvendit dhe djegien e mandateve nga PD-LSI, për llogarinë e tyre politike. Bushati kritikoi edhe qëndrimin e kryeministrit Edi Rama ndaj një vendimi të Parlamentit të Holandës për rikthimin e regjimit të vizave për Shqipërinë, vendim i cili, ashtu siç edhe pritej, u hodh poshtë lehtësisht nga KE. Por, Bushati tha se “Do të ishte mendjelehtësi të injoronim mesazhin që vjen prej kësaj nisme të Parlamentit holandez”, duke shigjetuar kështu Ramën, në përpjekje për krijimin e një profili të ri në PS. Po çfarë fshihet pas këtij protagonizmi politik të Ditmir Bushatit, shpeshherë i sforcuar dhe me dy standarde? Burime për Shqiptarja.com kanë sinjalizuar se Bushati po përgatit terrenin për t’u vetëlarguar nga Partia Socialiste.
Por, krahas planit për t’u larguar, Ditmir Bushati pritet t’i bashkohet një projekti të ri politik në Shqipëri. Konkretisht flitet për një plan të mundshëm të Ditmir Bushatit për të marrë drejtimin e degës së Lëvizjes Vetëvendosja në Shqipëri. Madje duket se Bushati po e shfrytëzon të gjithë këtë situatë, duke nxitur debate dhe replika artificiale me kryeministrin Edi Rama, për këtë ambicie politike. Në prill të këtij viti, Lëvizja Vetëvendosja në Kosovë u shtri zyrtarisht edhe në Shqipëri. Dega funksionon deri më tani me një bord drejtues, ndërsa në krye të saj me shumë gjasa pritet të zgjidhet Ditmir Bushati, i cili po distancohet gradualisht nga Partia Socialiste, ndërsa është përpjekur të krijojë terrenin për këtë kapërcim politik, duke e identifikuar veten si kundërshtar të idesë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për një marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.
Kalimi i mundshëm tek Vetëvendosja
Ditmir Bushati pritet të përdorë shkarkimin si ministër të Jashtëm si argument shtesë për të marrë drejtimin e degës së Lëvizjes Vetëvendosja në Shqipëri. Ndonëse qeveria shqiptare nuk ka shprehur deri më sot asnjë qëndrim as apo pro dhe as kundra aspekteve të ndryshme të një marrëveshje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë, Bushati e paraqiti shkarkimin e tij si ndëshkim për qëndrimin kundër një marrëveshjeje të tillë. Ky qëndrim i Bushatit përkon me atë të Lëvizjes Vetëvendosja në Kosovë.
Shko ngri ndonje parti komuniste se eshte trashegimnia jote
PërgjigjuVV drei tani nuk ka ra në sy më ndonjë skandal. I pari i Prishtinës, si filloj të komunikoj me Devollët, ra në telashe me VV, pasi ishte e qart se do humbasin kredibilitetin. Në Prizren Haskuka është duke qeverisë mir deri tani. Shtrirja e VV‘s në anën tjetër t‘Koretnikut e Gjallicës është zhvillim i mir, pasi shton konkurencën në skenë. Bushati është njëri adekuat për VV‘n. Tani sa sukses mund të kët një subjekt vërtet socialdemokrat këndej, nuk dihët.
PërgjigjuDo ishte nje alternative shume interesante Vetvendosja ne Shqiperi me ne krye Ditmir Bushatin.
PërgjigjuBushat,perkunder tradites se lavdishme familjare, kesaj here e ke shume gabim.Me mire e me lehte, shko te Salihu e Basha se sa te Albini. Nuk lodhesh shume me mentalitet e koncept politik te Vuvuzelave. Edhe keshtu jane pro rusoserb, sic eshte edhe PD e Salihut e Bashes.
PërgjigjuTe mundohej te krijonte nje levizje te re do me pelqente, por vetevendosja?!! Nese po qenka toc
Përgjigju