Para vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, Nuredin Dumani po fliste me kundërshtarin Kel Kamami, i cili i ofroi 2 milion euro për të vrarë Erion Alibejn. Ai nuk e dinte se Dumani dhe Alibej ishin së bashku e po bënin plane për përgjigjen që do i jepnin ndërsa kërkonin Talo Celën prej Kamamit.
Kamami pranoi dhe kërkonte prova se Dumani mund të vriste Alibejn. Nuredini i këmbënguli se nuk e njihte por megjithatë kishte informacione se ku mund ta gjente; pas kësaj komunikimin me të shkruar me Çopjan e vijoi vetë Erjoni, derisa Çopja ia kaloi telefonin Kel Kamamit të vijonte me të.
Siç i sugjeroi Erjon Alibej, i vuri afat 10 ditë Kel Kamamit të dorëzonte Talo Çelën, përndryshe do vritej Emiljano Ramazani dhe kur i përmendi se do të vritej dhe kushëriri i tij Regisi, ai i përmendi se kishte shumë kushërinj dhe "nuk i binte mendja për të", ndaj i tha "vrite po deshe e t'u bëftë pushka top".
Lajmi kryesor: