Plani i mazhorancës/ Vetingu do zgjatet përtej vitit 2022,  janë edhe 500 gjyqtarë dhe prokurorë pa u verifikuar

14 Nëntor 2020, 16:16| Përditesimi: 15 Nëntor 2020, 07:15

  • Share

Mazhorana qeverisëse ka në plan për të zgjatur procesin e Vetingut përtej vitit 2022 deri kur të verifikohet prokurori dhe gjyqtari i fundit në sistemin e drejtësisë. Organet e Vetingut u konstituuan në qershor të vitit 2017, ku deri më sot, nga rreth 800 magjistratë, kanë kaluar në filtër 308 subjekte, përfshirë edhe 50 dorëheqje. Mandati i anëtarëve të shkallës së parë të Vetingut (KPK), mbaron në qershor të vitit 2022, ndërsa i shkallës dytë (KPA) në vitin 2026. Nisur nga ecuria e deritanishme dhe nga fakti për disa gjyqtarë procesi i verifikimit ka zgjatur deri në dy vjet, është e pamundur që rreth 500 subjektet e mbetura të verifikohen deri në qershor 2022.

Në këtë kushte, gjatë kësaj jave, kryetarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, shkalla e parë e Vetingut, Pamela Qirko, i kërkoi Parlamentit të t’i shtojë KPK-së edhe 12 këshilltarë ligjorë, për të përshpejtuar procesin e verifikimit. “Jemi një institucion me mandat 5-vjeçar, nga i cili pritet që të ezaurojë rivlerësimin e 800 subjekteve. Për realizimin e këtij mandati, ne kemi konstatuar disa nevoja. Në këto kushte vlerësojmë sa ne na duhet një rritje me 12 këshilltarë ligjorë. Nuk kërkojmë as shoferë dhe as pastruese, por staf që bën punën. Nga 12 këshilltarë ligjorë dhe 12 ekonomikë që janë aktualisht, kërkojmë edhe 12 të tjera, ku e gjithë njësia të shkojë në 36. Kjo është për të përmbyllur mandatin”,  ka pohuar Qirko.

Ndërkaq, kryefetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, duke iu përgjigjur kërkesës së zonjës Qirko, ka pohuar se procesi i Vetingut nuk do të ndalet deri kur të verifikohet edhe magjistrati i fundit. “Për një gjë të jeni e sigurt se, pavarësisht përcaktimeve ligjore, pa mbaruar procesi i Vetingut për të gjithë subjektet, ky proces nuk do të mbyllet. Edhe në këto kushte që jemi, ne do ta çojmë përpara dhe deri në fund procesin e Vetingut. Edhe nëse do të shtoheshin ato 12 këshilltarët, procesi i Vetingut nuk mund të mbyllet në vitin 2022, nisur nga ecuria e deritanishme”, ka pohuar Ulsi Manja. 

er.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qytetari katundar: 15/11/2020 02:53

    Po te verefikohen ne muje 1 gjygjtare jo pas vitit 2022 por dote perfundoje ne vitin 2050 kur te mos jete ne kete denjo as Rama dhe as Sali Ramberisha qe e ben kete vende corbe derresh pas viteve 90 qe nuk bie era shtet por korrupsjon e kriminalitet.Vetingniset marin rroga te majme dhe pervilegje si ti duan,drejtesija e rehe jo vetem qe spo behet por dhe ajo qe kangel po zbehet.Athua se ky vende nuk ka jurist profesjonist me integritet? Vetingistet qe endebdrejtohet nga politika e vjeter dhe denigriese ne shqiperi po pengon me te gjitha mynyrat ardhjen sameshpejte te drejtise re sic e mendojnen nderkopmbetaret .Zoti i shpetofte shqiptaret nga poletikan te tipit ciflgar.

    Përgjigju
  • Beni: 15/11/2020 01:51

    Zgjateni kot.Çda gje eshte e qarte.Edhe keto qe nuk i ka ardhur rradha e vetingut,si te tjeret jane,me nga shtate apartamente,makina,toka etj.Edhe keto i kane me t'falme,borxhe nga vellai,babai,vjehrri,motra etj etj.Mos harxhoni kohen kot,Hiqini te gjihe,se te gjithe jane,kane qene,dhe do te jene hajdute,te corruptuar etj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?