Eksperti për Çëshjet e Sigurisë Redion Qirjazi

Bota

Plani i paqes për Gazën/ Eksperti Redion Qirjazi për Report Tv: Izraeli do që lufta të vazhdojë, tërheqja e ushtrisë së tij mund të jetë e përkohshme

6 Tetor, 16:11| Përditesimi: 6 Tetor, 16:21

  • Share

Negociatat mbi planin e paqes në Gaza i paraqitur nga presidenti i SHBA-së Donald Trump, pritet që të fillojnë zyrtarisht sonte në Sharm el-Sheikh.

Lidhur me këtë eksperti për Çëshjet e Sigurisë Redion Qirjazi, i ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Bota Report’, në Report Tv, tha se këto takime vijnë si vullnet i presidenti të SHBA Donald Trump, i cili do që kjo luftë të mbarojë.

‘Këto vijnë pas vullnetit të presidentit Trump dhe dëshirës së tij për të qenë i propozuar për një çmim Nobel për paqen. Beteja e Izraelit në Lindjen e Mesme ka edhe një kosto finaciare për SHBA’, tha ai.

Ekpseti tha se Izraeli ka interes që kjo luftë të zgjatet sa më shumë. Sipas tij, mund të ketë një tërheqje të ushtrisë izralite, por sipas tij do të jetë e përkohshme.

‘Edhe sot ka pasur bombardime dhe duket sikur janë edhe provokime që Hamasi të tërhiqet por Izraeli ka një interes që kjo luftë të shtyhet sa më shumë. Duket sikur kjo përputhet me opionion e përgjithshëm të popullit, ku shumë prej tyre janë pro pushtimit. Pra politika e Izraelit po i përgjigjet edhe vullnetit të populllit, por Gaza është totalisht e shkatërruar. Popullësia është aty, por jeton mes rrënojave.

Më duket e vështirë  që të tërhiqet ushtria izraelite, sepse ka pasur tentativa që të prishin marrëveshjen dhe Hamasi është duke bërë rezistencën e vet, mund të ndodh që në një moment të tërhiqet, por mund të ndodh shumë vonë. Edhe pse Izraeli thotë se do të tërheq trupat kjo nuk nënkupton të gjithë trupat e saj. Është një tërheqje e përkohshme’, tha ai.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?