Politikë

‘Plani i ri pastrimi në Tiranë’, Rama: I japim fund zaptimeve me trarë për parkimin e makinave! S’mund ta përdorësh pronën si të duash

10 Qershor, 09:26| Përditesimi: 10 Qershor, 09:39

  • Share

 

Në komunikimin “Sy m’sy” me ndjekësit, kryeministri Edi Rama paralajmëroi një plan të ri masash në Tiranë, ku sipas tij do t’i jepet fund zaptimeve me trarë, e me marrje e dhënie biletash për të parkuar makinat. Pavarësisht se ke një pronë, Rama tha se nuk mund të përdoret sipas dëshirës, dhe ti vendoset trau qytetarëve që jetojnë në një bllok banimi.

“Sa i përket atyre miniparqeve që i doni dhe i kërkoni, është shumë e drejtë, por kur shikoni që ndërtohet aty ku ju doni një minipark, kini parasysh që ka dhe prona private. Janë të drejtat e pronarëve, nuk është se ti sheh një hapësirë atje dhe thua hajd se po i futemi dhe po i bëjmë, se ajo hapësira ka pronarë. Jemi duke punuar me bashkinë për një plan të ri të pastrimit të të gjitha hapësirave brenda të gjitha lagjeve, nga të gjitha llojet e zaptimeve, duke nisur nga një zaptim i tmerrshëm dhe i patolerueshëm me trarë dhe me marrje dhe dhënie biletash për të parkuar makinën sepse dikush thotë kam një pronë këtu. Nuk mund të kesh pronë dhe ta përdorësh si të duash duke i vënë traun qytetarëve që jetojnë në një bllok banimi”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Do hapim një tjetër grupkapitull me BE, në diskutime për të sjellë ‘Globe Soccer Awards’! Në çfarë derexheje mendore u katandis opozita


SI.E./r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?