32 milionë euro të tjera grant do të përfitojë Shqipëria nga plani i rritjes së Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor. Bëhet fjalë për financimin e tre projekteve në sistemin energjetik që do të financohen përmes Kornizës së investimeve të Ballkanit Perëndimor.
Rreth 13.6 mln euro vendi ynë do t’i marrë si grant për projektin e “Digjitalizimi i sistemit të transmetimit të energjisë” që përfshin 40 nënstacione të tensionit të lartë në gjithë vendin, duke rritur kështu kapacitetin e rrjetit dhe duke ulur humbjet. Fondet për Shqipërinë janë miratuar në 27 qershor të 2025-ës, ndërsa projekti pritet të përfundojë pas 6 vitesh, më 28 mars të 2031-shit.
Projekti i dytë është linja Rrashbull-Tiranë. Bëhet fjalë për ndërtimin e një linje të re të transmetimit të energjisë në 400 kv, që lidh nënstacionet Fier-Hoxharë-Rrashbull rreth 78 km e gjatë, përforcimi I nënstacionit të Fierit dhe instalimi i një transformatori të dytë, Zgjerimi në 400 kV dhe përforcimi i nënstacionit të Rrashbullit dhe zgjerimi e përforcimi i nënstacionit ekzistues të Hoxharës me transformatorë të rinj. Totali i investimit kap vlerën e 80 mln eurove, prej të cilave mbi 54 mln do të jenë kredi, e pjesa tjetër investim i brendshëm dhe grante nga bashkimit europian që kapin vlerën e 8 mln eurove. Projekti pritet të përfundojë brenda këtij viti, në 24 dhjetor të 2025-ës.
Rikonstruksioni i hidrocentralit të Fierzës është projekti i tretë që do të marrë mbështetje nga Bashkimi Europian me afro 10.5 mln euro grant nga BE. Investimi synon të zgjasë jetën e hidrocentralit edhe 30 vite, duke rritur efikasitetin me 4% dhe prodhimin me 10%. Projekti është miratuar në qershor të 2025-ës dhe do të përfundojë në korrik të 2032-shit.
Përmes planit të ri të rritjes ekonomike, BE ka vënë në dispozicion të vendeve të rajonit 6 mld euro me qëllim transformimin e ekonomisë së këtyre vendeve. Plani parashikon 2 miliardë euro grante dhe 4 miliardë euro kredi me pagesë të kushtëzuar që partnerët e Ballkanit Perëndimor të përmbushin reforma specifike socio-ekonomike.
Komente

32 ml euro i ka tim doshi makina taller me ballkanin I jam Ukraines miliarda e leshojne copa buke ktej bushtra europe
Përgjigju