ODESSA – Plani amerikan për Ukrainën po fillon të marrë formë dhe tani është radha e Kievit të shprehet. Në samitin e Parisit të javës së kaluar, Shtetet e Bashkuara paraqitën para evropianëve dhe ukrainasve idetë për një marrëveshje me Rusinë që do të mbyllte luftën dhe pritet që presidenca e Zelenskyt të përgjigjet brenda javës, para samitit të ri të parashikuar në Londër. Nëse amerikanët, ukrainasit dhe evropianët do të bien dakord për një qëndrim të përbashkët, atëherë projekti i marrëveshjes do t’i paraqitet Putinit.
Duke cituar funksionarë perëndimorë, Ëall Street Journal përshkruan disa nga pikat kryesore të dokumentit ende jo zyrtar: jo anëtarësimit të Ukrainës në NATO; njohja nga Shtetet e Bashkuara e aneksimit të Krimesë; krijimi i një zone neutrale përreth Zaporizhzhias, me amerikanët që do të merrnin kontrollin e centralit bërthamor. Për rajonet e tjera të pushtuara, projekti nuk flet për një njohje formale, por nuk përmend as tërheqjen e trupave ruse. Sa i përket strukturës së forcave të armatosura ukrainase, dokumenti nuk vë asnjë kufizim ose kërkesë për reduktimin e kapaciteteve ushtarake, siç dëshirojnë rusët, dhe hap mundësinë për ndihma perëndimore dhe një mision evropian “sigurimi”, por pa garanci të qarta dhe të shkruara për mbështetje amerikane për këtë mision.
Për Kievin, disa nga këto pika janë të diskutueshme, të tjera të papranueshme, si mundësia e njohjes de jure të sovranitetit të Moskës mbi territorët e pushtuara. Ukraina mund të pranojë realitetin faktik dhe mbi këtë bazë të ndërtojë disa marrëveshje, por nuk do ta njohë kurrë qëndrimin ose ligjshmërinë e pushtimit, gjë që gjithashtu është e ndaluar nga Kushtetuta e Ukrainës. Po ashtu, Kongresi i Shteteve të Bashkuara në vitin 2018 miratoi një ligj që kundërshtonte çdo pretendim rus mbi Krimenë. Sekretari i atëhershëm i Shtetit, Mike Pompeo, e quajti atë mundësi një kërcënim për “një parim ndërkombëtar thelbësor të përbashkët për shtetet demokratike: që asnjë shtet nuk mund të ndryshojë kufijtë e një tjetër me forcë”.
Situata në rajonet e tjera të pushtuara, të cilat Moska shpalli padrejtësisht pjesë të Federatës ruse në vitin 2022 – Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson – do të mbetet në fakt e ngrirë, pa njohje por edhe pa tërheqjen e trupave ruse. Dokumenti gjithashtu hap mundësinë për një mision ushtarak evropian dhe perëndimor dhe, edhe pse amerikanët nuk duken të gatshëm të angazhohen për garanci sigurie për ta mbështetur këtë, ky pikë kontraston me kërkesën e Moskës që Perëndimi të ndërpresë çdo mbështetje ushtarake për Kievin. Përgjigjja e Kievit pritet të merret para samitit të Londrës në fundjavë. Ëall Street Journal shkruan se amerikanët nuk i konsiderojnë këto ide detyruese, nuk është “një ose/ose për Kievin: “Një funksionar i lartë i Departamentit të Shtetit e prezantoi të dielën idenë e paraqitur ndaj ukrainasve si mundësi për tu shqyrtuar, jo si një propozim për ta pranuar ose refuzuar. Funksionari tha se është ndarë një “listë mundësish” për diskutim dhe reagim”/LaRepubblica
Komente
