Kur Donald Trump njoftoi planin e tij tronditës për të marrë kontrollin e Gazës, ai tronditi edhe zyrtarët më të lartë në Shtëpinë e Bardhë dhe qeverinë e tij. Kështu shkruan New York Times, duke zbuluar sfondin e historisë. Nëse njoftimi i tij dukej formal dhe i menduar (ai e lexoi planin nga një fletë letre), administrata e tij nuk kishte bërë as planifikimin më themelor për të shqyrtuar realizueshmërinë e idesë, sipas katër personave të njohur me diskutimet.
Njoftimi, sipas NYT, ishte gjithashtu një surprizë për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili i tha atij për qëllimin e tij për të shpallur idenë vetëm pak para konferencës së përbashkët për shtyp, sipas dy burimeve. Më pas propozimi tronditës i Presidentit Donald Trump u ridimensionua nga Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio për të transferuar të gjithë palestinezët nga Rripi i Gazës dhe për ta bërë atë një Rivierë.
Rubio tha se zhvendsoja e palestinezëve do të ishte e përkohshme deri në përfundimin e rindërtimit të rripit gjë që konfirmoi më pas edhe zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karolinë Leavitt, e cila tha se qëllimi është shndërrimi I Gazës në rivierën e lindjes së mesme. Netanyahu ndërkohë u interviatua në Fox News dhe shprehu vlerësimin e tij, duke e përcaktuar idenë e Trump si "të jashtëzakonshme".
Ndërkohë reagimet për propozimin e Trump ishin të gjithanshme. Irani, një mbështetës I Hezbollahut dhe celulave terroriste zhvendosjen me forcë të popullit palestinez në vendet fqinje e konsideron si vazhdimësi të planit të regjimit zionist izraelit për të asgjësuar kombin palestinez dhe e refuzoi e dënoi kategorikisht. Arabia kërcënoi me asgjësimin e ccdo marrëdhënieje diplomatike me izraelin, ndërsa edhe Kina u shpreh kundër zhvendosjes me forcë të popullsisë palestineze.
Edhe Turqia, një nga superfuqitë e rajonit, nëpërmjet ministrit të saj të jashtëm, e cilësoi planin e trump të pëpranueshëm. Rusia me zëdhënësin e kremlinit tha se plani I vetëm që duhet të ketë sukses është ai i cili lejon një shtet palestinez pranë izraelit. Edhe në BE kundërshtimet për marrjen e Gazës nga SHBA ishin të menjëhershme. Gjermania, Italia, Spanja dhe Irlanda reaguan kundër propozimit të Trump. Edhe kryeministri britanik Kier Starmer foli me rezerva në lidhjë me planin e Presidentit amerikan.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)