Trofeu i Europianit në stadiumin 'Wembley'

Sport

Plani i UEFA-s për zgjerimin e Europianit në prag dështimi, grupi i punës ngre alarmin

22 Shtator 2022, 18:34| Përditesimi: 22 Shtator 2022, 18:35

  • Share

Shpresat e shumë kombëtareve të vogla për të marrë pjesë në kampionatin Europian të 2028 po veniten. Kjo pasi plani i UEFA-s për të zgjeruar kompeticionin nga 24 skuadra pjesmarrëse në 32 është kundërshtuar nga kompanitë televizive që transmetojnë kualifikueset e Europianit.

Në këtë përfundim ka arritur grupi i punës, i cili saktëson se me zgjerimin e skuadra pjesmarrëse do të bënte praktikisht të pavlefshme kualifikueset, një shqetësim që vinte nga komanitë që blinin të drejtën televizive të cilat nuk do të kishin më interes për to.

Sipas “Dail Mail”, kompanitë e transmetimit televiziv i kishin bërë të qartë UEFA-s se kualifikimi i 32 nga 55 vendeve anëtare të saj do të bënte kualifikueset shumë të parashikueshme dhe nuk do të ishte fitimprurës transmetimi i ndeshjeve, ku shumë prej tyre do të ishin të kota. UEFA mendoi edhe variantin që të eliminonte grupet kualifikuese, me sfida direkte play-off dhe pastaj skuadra nga Liga e Kombeve që do të plotësonin numrin e ekipeve pjesëmarrëse, por kompanitë e transmetimit dhe sponsorët kanë qenë kundër edhe kësaj ideje.

Vendimi përfundimtar për braktisjen apo jo të idesë do të merret në nëntor, në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, por tashmë është e qartë se askush nuk do shtimin e numrit të skuadrave pjesëmarrëse.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?