Ahmetaj konfirmon: Zero tatim fitimi për biznesin e vogël deri në 2029

5 Qershor 2020, 15:55| Përditesimi: 5 Qershor 2020, 17:52

  • Share

Të gjitha bizneset e vogla, me xhiro nga zero deri në 14 milionë lekë nuk do të paguajnë tatimin mbi fitimin deri në vitin 2029. Një vendim i tillë që pritet të zyrtarizohet ligjërisht në këtë periudhë pandemie, u njoftua nga vetë kryeministri Edi Rama një ditë më parë, ndërkohë që Ministri i Rindërtimit u shpreh ditën e sotme tha se heqja e tatimit është pjesë e planit kombëtar deri në vitin 2030.

“Jam këtu sot për të komunikuar me qytetarëve avancimin e planit kombëtar 2030. Ky plan do të jetë i detajuar zhvillimi, me reforma konkrete dhe me projekte konkret dhe me kalendarizim muaj pas muaj e vit pas viti. Synimi i planit kombëtar është vazhdimi i transfromimit ekonomik të Shqipërisë dhe integrimit evropian të Shqipërisë. Brenda planit kombëtar 2030, siç e ka konfirmuar dhe kryeministri Edi Rama, do të ketë një masë të rëndësishme për shumicën e shqiptarëve që punojnë në sektorin privat. Për shqiptarët që bëjnë ose punojnë në biznesin e vogël. Kryeministri dje ka komunikuar iniciativën e fundit për çlirimin nga taksat për te gjithë biznesin e vogël deri në xhiron 14 milionë lekë. Zero tatim fitimi për të gjithë biznesin e vogël deri në vitin 2029. Zerimi i tatimit mund te shoqërohet me heqje te vlerës se tatimit te shtuar. Zerimi i tatim fitimit mund të shoqërohet me heqjen e TVSH. Ne kemi angazhuar një sërë specialistësh në kuadrin e planit kombëtar 2030 për të pasur aty reflektim për çdo shqiptar që do të jetojë me punë të ndershme dhe për çdo shqiptar që do ti kthehet atdheut", u shpreh Ahmetaj.

Bizneset e vogla me xhiro nga 8 deri në 14 milionë lekë, paguajnë tatim mbi fitimin në vlerën e 5%, nga 5 deri në 8 milionë paguajnë tatimin e thjeshtuar, ndërsa bizneset me xhiro nga 0 deri në 5 milionë nuk paguajnë tatim. Një vendim i tillë pritet të ndikojë pozitivisht tek biznesi por që do të reduktojë të ardhurat në buxhet. Në vend përafërsisht janë 90 mijë biznese që i përkasin kategorisë së biznesit të vogël, por që jo të gjithë paguajnë tatimin. Edhe pse ende nuk është marrë një vendim përfundimtar, pritet të zerohet edhe TVSH-ja për biznesin e vogël konkretisht për ato biznese me xhiro nga 2 deri në 14 milionë lekë, pasi nën fashën 2 milionë nuk paguhet TVSH-ja.

Me hyrjen në fuqi të këtij vendim mund të lindin disa hapësira për abuzim nga ana e biznesit pasi bëhet më e vështirë ti kontrolluar, për këtë arsye po shikohet mundësia e ulja së masës së TVSH-së që aplikohet, ose bërja e ndryshimeve ligjore që të paktën biznesi të deklarojë në sistem të ardhurat reale. Por nuk përjashtohet mundësia që të rritet pragu i TVSH-së si para vitit 2018, kur biznesi deri në 5 milionë  lekë nuk paguante TVSH.

Ky vendim sipas qeverisë synon të rrisë formalizmin e biznesit të madh, por nuk përjashtohet mundësia që sipërmarrjet e mëdha të joshjen nga lehtësirat fiskale duke u kamufluar si biznese të vogla.

Komento

Komente

  • sondazhi: 05/06/2020 16:48

    U be deti kos

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?