Zbulimi i një plani të ekstremit të djathtë për dëbimin e të huajve nga Gjermania mobilizon është bërë shkak për protesta masive të gjermanëve kundër AfD.
Shkak për nisjen e këtyre protestave masive u bë zbulimi i një plani të diskutuar më 25 nëntor në Postdam ku anëtarë të AfD kishin shpalosur planin e ‘riemigrimit’ që përmban kthimin mbrapsht apo zhvendosjen e të huajve nga Gjermania drejt një shteti në Afrikën e Veriut.
Me termin ‘të huaj’, plani përfshin azilkërkuesit, persona me leje qëndrimi në Gjermani, por edhe shtetas gjermanë "të paasimiluar" me origjinë të huaj.
Sipas planit të ekstremistëve të gjjithë këta persona do të dëboheshin në një "shtet model" në Afrikën e Veriut. Procesin ekstremistët u quajtën me eufemizëm "riemigrim” (riemigrim = lexo: dëbim). Kjo është ide analoge me idenë e nazistëve, të cilët kishin zgjedhur ishullin e Madagaskarit, si vend deportimi për personat e padëshiruar. Përfaqësuesit e AfD-së në takim, jo vetëm që nuk e kundërshtuan planin, por e mbështetën.
Brenda pak orësh pas botimit të artikullit investigativ, kancelari Olaf Scholz deklaroi në rrjetin X, se çdo plan për të dëbuar migrantët është "një sulm kundër demokracisë dhe kundër të gjithëve ne". Pak ditë më vonë, Scholzi dhe ministrja e jashtme gjermane Annalena Baerbock morën pjesë vetë në protestën e mbi 10.000 vetëve në Potsdam, kundër ekstremizmit të djathtë. Një sërë politikanësh janë pozicionuar, me fjalime, edhe si pjesëmarrës në demonstrata.
Në protesta deri tani, kanë marrë pjesë rreth 1 milion vetë: ministria e Brendshme foli për 900.000, organizatorët për 1,4 milionë vetë. Protestat më masive qenë në datat 19.01., 20.01. dhe 21.01. Por ato vazhdojnë: 15.000 vetë kanë protestuar ditët e fundit në landin e Rinit-Verior Vestfalisë (NRË).
Ore, po jeni shumë vonë me këto projekte e plane. Ato dykëmbëshat emigrantë DUHET që me kohë të ishin zhdukur nga Gjermania e Shënjtë. Ata po e ndotin dhe po e masakrojnë Gjermaninë. Gjermania s'ka nevojë për ta, ata ja kanë zënë derën. NXIRRINI JASHTË një orë e më parë. Secili në vëndin e tij. GJERMANIA VETËM PËR GJERMANËT! Europa për Europianët!
PërgjigjuSi gjithmone ne cdo drejtim Me Katolik se Papa