Plani për vrasjen e Nikulajt përgatitej prej 2 vitesh! Porositësi ofroi 500 mijë euro në Shqipëri por s’gjeti ekzekutor! Viktima, 6 muaj me 'vigjilencë' të shtuar

30 Prill 2023, 14:21| Përditesimi: 30 Prill 2023, 14:35

  • Share

Eliminimi i Ardian Nikulajt, i cili u vra nga të huaj më 19 prill brenda lokalit të tij në Shëngjin, është projektuar prej të paktën 2 vitesh. Porositësit kërkuan gjithandej për pajtimin e një vrasësi brenda vendit, por burime konfidenciale i thanë Report Tv se askush nuk e mori përsipër vrasjen e 51-vjeçarit. Të njëjtat burime, referuar raporteve të agjencive inteligjente, saktësojnë se për vrasjen e tij ishin ofruar deri në 500 mijë euro, por sërish nga vrasësit shqiptarë me pagesë është konsideruar pre shumë e vështirë.

Kjo, mesa duket, ka detyruar Edmond Haxhinë, që të pajtojë një skuadër të tërë vrasësish dhe bashkëpunëtorësh nga Britania e Madhe dhe Portugalia për t’i dhënë fund misionit. Vetë Ardian Nikulaj e kishte nuhatur se e donin të vdekur prej të paktën 6 muajsh, dhe për këtë arsye kishte rritur sigurinë dhe lëvizjen me makinë të blinduar, por pa ditur se kush ishin agresorët.

Për të vrarë 51-vjeçarin, Edmond Haxhia, solli në Tiranë 4 britanikët, Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman, Harry Simpson si bashkëpunëtorë e informatorë dhe portugezin Ruben Saravia, si ekzekutorë. Të huajt mbërritën në Shqipëri njëri pas tjetrit, kamufluar si turistë, por që në fakt mision kishin vrasjen. Saravia e vëzhgoi për 2 muaj terrenin ku do të vriste biznesmenin dhe politikanin lokal të Lezhës, teksa bazën e qëndrimit e kishte tek shtëpia e Haxhisë në fshatin Kakarriq.

Pas disa ditësh intensive vëzhgime, më në fund, agresori qëlloi drejt Nikulajt mesditën e 19 prillit, pasi u njoftua nga bashkëpunëtorët. Po atë ditë, britanikët dhe portugezi lanë vendin tonë, një pjesë nga Rinasi dhe pjesa tjetër nga pika kufitare e Kapshticës në rrugë tokësore, ndërsa një ditë më vonë fluturoi drejt Londrës Edmond Haxhia. Por, liria e 4 prej 6 personave të shpallur në kërkim zgjati pak, pasi policia dhe prokuroria siguruan prova të mjaftueshme shkencore dhe pamje filmike për t’i identifikuar.

Haxhia, Mithan, Hunt dhe Bridgeman, u arrestuan të shtunën në Londër, pasi u lokalizuan nga autoritetet shqiptare përmes komunikimeve të celularëve. Të arrestuarit pritet të ekstradohen drejt Tiranës pas përfundimit të procedurave, ndërsa për shkak të veprës penale që akuzohen, mendohet se gjykatat britanike nuk do të pengojnë ardhjen e tyre për t’u hetuar e gjykuar në Shqipëri. Dy të tjerët, Ruben Saravia dhe Harry Simpson, akoma nuk janë lokalizuar. Arrestimi i Saravias në vendin e origjinës Portugali dhe më pas ekstradimi i tij në vendin tonë do të ishte i vështirë, por përmes Britanisë së Madhe ekziston një mundësi. Duke qenë se në vendin ishullor kërkohet për trafik droge, ekstradimi të bëhet fillimisht atje dhe më pas drejt Tiranës.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Marjana: 02/05/2023 18:00

    Konflikt tribal , dhe gjakmarrje kanunore ! Vetëgjygjësia është armiku më i rrezikshëm i shtetit juridik . Ajo është pjesë e anarkisë lokale e klanore , e cila është edhe më tmerrshme se diktatura!

    Përgjigju
  • Gripi: 30/04/2023 22:20

    E tepruat me lajme per vrasjen e ketij trafikanti te lidhur fort mbas krimit. Per ate te mjeren banakiere qe e vrane kot kaluan 2 muaj dhe asgje kokrete per ata horra qe i morren jeten. Roja i shkrete i TCH humbi jeten nga sulmi i bandes se Domjes. Asnje gazete dhe gazetar nuk flet me asgje por u ngrit policia ne kembe per Nikulajt vrases dhe trafikante. Shume mire ben qe e hoqen qafe horrin se ka vrare dhe nuk ishte denuar por u pasurua ne menyre kriminale. OFL i ka cuar gje formularin bandes Nikulaj? Po nuk ju bllokuat parate e krimit ata serish do vrasin. Rrace e ndyre.

    Përgjigju
    • San Giovanni: 01/05/2023 12:46

      Big Like!!

  • Kriminela: 30/04/2023 18:29

    Palajt jane ken te mbrasht shume, po me vra 3 vte perfshi elle nipin e shpise e kane tepru Nikulajt. More benzinen pa pagu, paguj ose. Po jo me shku me kalash e me lan takim me kallashe se sdihet kush gjun ma mire. Palajtkane shku me pagu paret e benzines jo me vra at dite po jane tremb. 27 vjet Ardjan mafjozi mshehi provat e bleu shtetin mos mej hy ferr nkam per 2 vrasje. Droge, vjedhje pronash e ca skan ba po i xuni gjaku se gjaku nuk bahet uj. Prap Palajt kane elle nje gjak borxh e ishalla u ulet huna nikulajve se ishin ba ma zi se fmijacat e sandr Nokes qe ja q nanen Hakt e Meta.

    Përgjigju
  • Mla: 30/04/2023 18:19

    Vendi dhe Lezha ka shpetu nga Nikulajt. Jo 500 por edhe nje miljon te kishte dhane ja vlente per ate vrasje. Une nuk besoj se e ka bere ai por nese e ka bere i lumte pushka e do Zoti merr me vete edhe va tjere qe i ka ramde edhe toka.

    Përgjigju
  • Mali Shengjinit: 30/04/2023 17:29

    po bej dhe noj artikull te tipit pse pikerisht kaq shume per kte personazh? Se i kishte lidhjet me krimin ane e ane Shqiperise.Se kishte vene pasuri te patundshme ne emer te ktij aktiviteti kriminal. Pse nuk hetohet si e vuri kte pasuri duke pas kontroll mbi policine e duke zhduk prova ku e ku i interesonte per drek helmi?! Se spo themi hetoni pse 26vjet nuk vendosi ansjeher shteti per te marre provat qe pala kerkonte. Tani prisni dhe 26vite te tjera

    Përgjigju
  • Scutari: 30/04/2023 17:24

    Dumani me ???? mijë ju kishte dhënë ofertë 1+1 falas!!

    Përgjigju
    • Visi i Martinajve: 30/04/2023 18:31

      skan dit ka me pyt se Vis Martini kite vra Benin e Ardjanin kur kje gjalle e mbet pa u zbulu. Kta jane kriminela po te vegjel, visi elle u kite than rrini urte Nikulajve tjere.

  • Beni: 30/04/2023 16:54

    Ke pyet gabim shoku, se ne shqiperi me 500 Mije € kishe zhduk gjysmen e shengjinit.

    Përgjigju
    • Katunari: 01/05/2023 06:51

      Hahahahahha

  • Ceni: 30/04/2023 16:21

    500 mij euro behen vetem me drog pranej ky Haxhia te hetohet edhe per pune droge

    Përgjigju
    • Hysa: 02/05/2023 11:06

      Ata jane 10 veta ne Angli, vetem me pune behen kushedi sa me shume se 500000€

    • @Ceni: 30/04/2023 17:27

      Është e qartë se Haxhia punon për llogari të dikujt e nuk është ai vet që kërkoi hakmarrje, është i paguar nga Lekstakajt

  • barazojeni: 30/04/2023 14:47

    Ishalla i kan rujt do elle per Ben Nikulaj se jan ba tpadyrushem nLezh kete nikulajt deri elle nipat e tyne qe jane pabuksa po u hidhte Ardjani nja koc. Mos vrisni e prisni o njerz se heret a vone te vjen, nga nipa, kushrij e ma nej.

    Përgjigju
    • San Giovanni: 30/04/2023 16:10

      Kur vdes aktori kryesor mbaron filmi! Nuk kan me rrah e ngacmu ken ma....

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?