Plani për ekzekutimin e politikanëve në Kosovë, në listë edhe kreu i PDK-së Memli Krasniqi! I dyshuar një shqiptar në Belgjikë, u zbulua nga përgjimet

19 Janar 2023, 08:16| Përditesimi: 19 Janar 2023, 18:19

  • Share

KOSOVË- Një atentat që do kryhej ndaj politikanëve në Kosovë është arritur të zbulohet nga shërbimet sekrete të vendeve partnere, ndërsa në shënjestër ka qenë kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku dhe disa deputetë të kësaj partie. Media Nacionale raporton se në listën e ekzekutimeve ka qenë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe deputetja e kësaj partie, Ganimete Musliu.

Zbulimi i këtij atentati është bërë përmes përgjimit të një grupi shqiptarësh nga ana e policisë gjermane, ndërsa mësohet se ata kanë qenë duke folur mbi realizimin e disa vrasjeve të figurave politike në Kosovë.  Fillimisht u raportua se në listë ishte kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe deputetët Avduallah Hoti, ish kryeministër, Armend Zemaj dhe Arben Gashi, por gazeta Nacionale ka mësuar se bëhej fjalë edhe për varjen e Memli Krasniqit dhe Ganime Musliut.

Nacionale raporton se autoritete e Kosovës janë informuar mbi këtë rast nga Ministria gjermane e Punëve të Brendshme. Plani për ekzekutimin dyshohet se është bërë nga një shqiptar i Kosovës, i cili jeton në Belgjikë. Ai ka qenë duke u hetuar nga autoritetet gjermane për krime të tjera dhe në përgjime policia ka arritur të zbulojë planin për të vrarë politikanët e Kosovës.

“I dyshuari mendohet që është një shqiptar i Kosovës që jeton në Belgjikë. Ai ka qenë duke u hetuar nga autoritetet gjermane për krime të tjera, e rastësisht ka rënë në përgjim për idetë e tij të çmendura, për të kryer krime politike në Kosovë”, ka thënë burimi. Sipas të njëjtit burim, nuk ka dyshim që motivi është politik. Është e pamundur të pohohet që atij dikush i ka dhënë urdhër për të vrarë rival politik, mirëpo përgjimet tregojnë që motivi është i pastër politik”, tha burimi për Nacionale.

Ora 09:05
Plani për ekzekutimin e deputetëve të Kosovës, policia e konfirmon: Kemi marrë të gjithë hapat e nevojshëm

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka pasur një plan të organizuar për të ekzekutuar politikanët e Kosovës. Për Nacionale, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha se kanë marrë të gjithë hapat e nevojshëm.

“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?