118 mjekë specializantë nënshkruajnë kontratën me ‘Shëndetësinë’! Pas shkollës do punojnë në Shqipëri, paga 1000 euro/ muaj

9 Maj 2023, 10:31| Përditesimi: 9 Maj 2023, 11:09

  • Share

TIRANË- 118 mjekë që fillojnë këtë vit specializimin 4-vjeçar në Mjekësi, kanë nënshkruar ditën e sotme kontratat dy-palëshe me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për të shërbyer aty ku ka nevojë vendi, pas përfundimit të studimeve.

Duke vlerësuar mjekët e rinj, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e ka konsideruar këtë hap si mjaft të rëndësishëm, e ndërsa tha se gjatë kohës së specializimit, ato do të paguhen 1000 euro në muaj.

“Mjekët specializantë në mjekësi që kanë firmosur kontratën me MSH do të marrin rreth 1 mijë euro në muaj. Për 4 vite ju do të merrni 80% të pagës së mjekut specialist duke vajtur kjo rritje në rreth 1000 euro në muaj për çdo mjek i cili është me kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë për 4 vite”, tha Manastirliu.

Sipas saj, ky është një tregues i rëndësishëm dhe që ofron siguri për të ardhmen.

"Nënshkrimi i marrëveshjeve me ju që jeni mjekë që filloni specializimin këtë vit, në 2023 dhe e përfundoni në vitin 2027, është një pikë kulmore për ju dhe një garanci për qytetarët tanë, që e ardhmja do të jetë më e sigurt në plotësimin e nevojave për mjekë specialistë kudo në vendin tonë. Sigurisht që ne sot kemi mundësi që jo vetëm të hapim specializimet çdo vit, por mbi të gjitha që këto specializime që ne hapim të jenë të vlerësuar në aspektin e profesionit",- tha Manastirliu.

Duke folur për Strategjinë '20- '30 në shëndetësi, Manastirliu tha se fokusi është për të garantuar mjekë specialistë dhe investime, të cilat do të mundësojnë kujdes shëndetësor afër vendbanimit, kudo në Shqipëri. Pas 8 viteve mbyllje, prej vitit 2014 janë rihapur specializimet

Kjo praktikë është si një masë për të ndaluar ikjen e mjekëve. Për të frenuar eksodin e mjekëve drejt Gjermanisë, qeveria mund të bëje shumë shpejt gati një paketë masash për të stimuluar mjekët e rinj të qëndrojnë në Shqipëri. Para nisjes së studimeve, studentët e mjekësisë duhet të firmosin kontratë për të punuar të paktën 3 vite në atdhe, pas përfundimit të studimeve duke i mbajtur peng diplomën, ose në të kundërt do paguajnë tarifën vjetore të shkollimit, me koston reale, vlerë e cila ende nuk është përcaktuar.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lezha: 09/05/2023 15:29

    Mos Leni ne pune mjek neurolog psikiater reanimator pleq qe kan dale ne pension dhe me zor ngjisin shkallet e spitalit me ardh ne pune , mjek pleq qe ju kane pjerdh erdhe trute nga mosha 60-65 vjeq burra e gra , I Leni lan edhe shefa sherbimesh matufet pleq. Per ate ik rinia.

    Përgjigju
  • Mjeku: 09/05/2023 11:57

    Pershendetje! Po ju japim ketyre 1000 euro rroge se na ikin, po te tjeret qe rrine ne pune nga 12 ore dhe perballen me lloj lloj ordineri? Ti japim ketyre 1000 euro rroge qe vec lekeve qe duan per operacione poa sherbimin te kene dhe 1000 tek banka! Forco sigurine dhe i shef keta si punojne! U japim ketyre 1000 se na ikin keta? Po kush i shkolloi keta 6 apo 10 vite? Baba? Apo shteti? Se kuptoj ca ordinerlleku!!

    Përgjigju
  • turpi dhe shendetesia: 09/05/2023 11:35

    e di edi rama qe mjeku ne specializim ne shqiperi paguan specializimin dhe si japin koker leku dhe pse ri 12 ore ne pavion e salla te operacionit, mjek i gatshem dhe roje.

    Përgjigju
  • Lezha: 09/05/2023 11:25

    Mos Leni shefa sherbimesh repartesh ne spitale mjek te lashte qe kan dale ne pension me kohe e vakt me rroga 2miljon lek neurolog reanimator pediatra ,mjek pleq qe ju ka rrjedh truri me zor ngjisin shkallet e spitalit. Duhet me ik nga ky vend ka maru cdo gja

    Përgjigju
  • Si të marrë peng duken: 09/05/2023 11:16

    Mjekët e marrë në punë me zor Nuk e bëjnë punën mirë. Këta që nënshkruajnë janë nga ata që do rrinin aty gjithësesi.

    Përgjigju
  • 7x7=: 09/05/2023 11:08

    Për 4 vjet 1000 euro/muaj, i bie viti parë paga e mirë, por çdo vit që kalon paga njëlloj.

    Përgjigju
  • Edi: 09/05/2023 10:57

    Po si i paguajne ne Euro kur shteti jone Albaninstan ka valuten e vet Lekun apo thjesht fasade edhe kjo pune sa per sy e faqe

    Përgjigju
    • Or tej: 09/05/2023 12:57

      I paguaj ne euro sepse cdo dite i bie vlera dhe i forcohet lekut. Me pak fjale do marrin gjithmone e me pak Leke or teeeejjjjj

  • Oso Tili: 09/05/2023 10:54

    Dicka konkrete për mbajtjen e mjekëve në Shqipëri. Puna është ku do i prishin gjithë këto euro këta? Shqipëria sikur përdor lekun.

    Përgjigju
    • Ka plas euro: 09/05/2023 16:00

      Ka shumë euro në qarkullim, po s'ka lek. Sado euro të marrësh në Shqipëri, shpenzimet janë të larta, llogarit bakshishe e kafe që të bëjnë punën këta që i merr me zor në punë qeveria.

    • A. N.: 09/05/2023 13:01

      Ashtu e pyeta edhe une doganierin sapo u futa ne kufi pse do gjobitesha me 500 euro nqs jemi ne territor shqiptar dhe me makine me targa shqiptare. Sic duket e pa qe skisha ndermend ti jepja bakshish ndaj me la te futem ne albanistan pa probleme.

  • Po sikur: 09/05/2023 10:48

    Këta të ikin përsëri cfarë do bëni me kontratat?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?