Ylli Didani dhe projekti i nëndetëses, i cili nuk u përfundua

Planifikoi trafik kokaine me nëndetëse përmes oqeanit, shqiptari nga Selenica 'mbret' i drogës në SHBA u tradhtua nga aplikacioni i mesazheve në celular! Si u zbulua organizata kriminale

29 Janar 2022, 22:57| Përditesimi: 29 Janar 2022, 23:01

  • Share

Shqiptari Ylli Didani, që akuzohet si 'mbreti' i trafikut të drogës në Detroit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është tradhëtuar nga mesazhet që dërgonte në celular. Mediat amerikane kanë raportuar së fundmi se planifikuesi i trafikut të kokainës me nëndetëse pwrmes oqeanit Atlantik është tradhtuar nga një aplikacion mesazhezh. 

Të dhënat e gjykatës në SHBA pretendojnë se Didani, 44 vjeç, korri më shumë se 111.5 milionë dollarë dhe mbikëqyri perandorinë e tij të drogës duke përdorur aplikacionin e koduar të mesazheve Sky ECC. Mesazhet supozohej të vetëshkatërroheshin, por hetuesit federalë kanë marrë fotografi të mesazheve me tekst të Sky ECC të shkëmbyera mes Didanit dhe bashkëkomplotuesve, thanë prokurorët.

Këto mesazhe përfshijnë biseda rreth pastrimit të parave dhe trafikut të drogës. Agjentët federalë po përpiqen gjithashtu të kenë akses në mijëra komunikime Sky ECC që përfshijnë Didanin që u gjetën në Francë dhe janë në pritje të ndihmës nga zyrtarët në vendet e huaja që marrin pjesë në hetim.

Prokurorët thonë se rrjeti i drogës i Didanit operonte në Metro Detroit të paktën që nga gushti 2016 dhe kishte lidhje në 14 vende të tjera. Ato janë: Kolumbia, Ekuadori, Meksika, Kanadaja, Kili, Shqipëria, Turqia, Brazili, Gjermania, Republika Domenikane, Emiratet e Bashkuara Arabe, Belgjika, Spanja dhe Holanda.

Rrjeti i drogës po gjeneronte shuma të mëdha parash deri në verën e vitit 2016, thonë prokurorët. Didani dërgoi mesazhe duke diskutuar nevojën për të gjetur dikë për të ndihmuar në transferimin e 111.5 milionë dollarëve nga Deutsche Bank në Frankfurt, Gjermani, në një bankë në Dubai.

Në javët e fundit, prokurorët kanë dhënë detaje të reja në lidhje me një gjurmë provash që ata thonë se e lidhin Didanin me trafikun e drogës.

Hetuesit zbuluan se Didani dhe bashkëpunëtorët e paidentifikuar përdornin telefona celularë të koduar me softuer të ofruar nga Sky Global, një rrjet kanadez komunikimi dhe ofrues shërbimi.  Sky Global shpiku aplikacionin Sky ECC i përdorur në rreth 171,000 telefona në mbarë botën. Prokurorët shkruanin se Didani përdori telefona të pajisur me aplikacionin për të koordinuar “dërgesa të mëdha kokaine dhe kthimin e të ardhurave nga narkotikët.

Zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë u kanë bërë një kërkesë zyrtare homologëve në Francë për të marrë mesazhet e Sky ECC të sekuestruara nga hetuesit në Evropë. Javën e kaluar, prokurorët shkruan në një dosje gjyqësore se mesazhet e Sky ECC të sekuestruara nga autoritetet franceze mund të jenë të disponueshme brenda një muaji. Qeveria mund të përgatitet për të ndjekur penalisht Didanin në rreth tre muaj.

Informacioni del 10 muaj pas arrestimit të Ylli Didanit dhe zbulon sesi prokurorët po koordinojnë një gjueti globale për prova dhe sigurimin e ndihmës nga zyrtarë të huaj për të siguruar që i akuzuari i trafikut të drogës të mos i shpëtojë ndjekjes penale. Kujtojmë se në Shqipëri Ylli Didanit i është sekuestruar një pasuri prej 1.2 milionë eurosh menjëherë pas arrestimit.

Didani, për të cilin prokurorët pretendojnë se ishte në krye të një organizate globale droge që shpërndau kokainë në 15 vende, u arrestua në Charlotte, Karolina e Veriut, në fund të muajit mars 2021. Në vitin 2018 prokurorët shqiptarë ndërprenë një hetim për pastrim parash kundër Ylli Didanit. Më pak se dy vjet më pas ai u arrestua në Shtetet e Bashkuara nën akuzat për trafikim sasish të konsiderueshme kokaine në Europë dhe pastrim parash.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alb: 30/01/2022 16:36

    Kote nuk kan than shiko funin. E Jo fillimin

    Përgjigju
  • adi: 30/01/2022 09:38

    le te beje ca vjet burg yll fshatari se ja ka djeg trunin kokaina.

    Përgjigju
    • Gripi: 30/01/2022 11:07

      Si disa vjet? Perse prokuror shqiptar ka ne USA hahahaha Ylli do shuhet ne burgjet federale dhe nuk e shikon me driten e diellit, por Maksim Sota qe i mbylli hetimin ketu perse nuk e kalbin brenda.

  • Iris: 30/01/2022 03:49

    Interesante qe prok.shqiptare kane nderprere hetimet ne 2018 kundrejt te Didanit per /pastrim parash/! Prokuroret shqiptare jane me efikase se avokatet kur behet fjale per kriminele te ketij rangu.Tani ka per te pare se si funksionon drejtesia e vertete.Te fala El Chapos!

    Përgjigju
    • Vlora: 30/01/2022 15:33

      Bravo iris dukesh e zonja ????????????????

    • Tirana: 30/01/2022 15:29

      Cdo dosje penale ka emer dhe mbiemer prokurori apo gjyqtari, nuk ka nevoje fare per thashetheme gazetash. Po te doje ILD e heton dhe verifikon kush ia ka mbyllur hetimit ne 2018 dhe kush ia ktheu 500.000 usa ketij zoterise. Ndaj edhe zoti Gripi bej dy verifikime para se te flasesh kodra pas bregut.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?