Kryeministrja italiane Giorgia Meloni

Planifikon të blejë vilë në Palasë? Meloni: E pavërtetë, nuk e kam menduar asnjëherë

18 Gusht, 11:36| Përditesimi: 18 Gusht, 11:45

  • Share

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka përgënjeshtruar lajmin se po planifikon të blejë vilë në Palasë.

Sipas gazetës italiane, Corriere della Sera, Meloni është shprehur e tronditur nga lajmi i rremë dhe lehtësia me të cilin u përhap ai.

“Nuk është absolutisht e vërtetë. Si mund të jepen si lajm gjërat që nuk i kam menduar asnjëherë”,  ka thënë kryeministrja italiane.

Pak ditë më parë gazeta 'Il Foglio' publikoi një artikull sipas të cilës kryeministrja italiane po blinte një vilë me pishinë në bregdetin e Palasës.

Sipas gazetës, e cila i referohej burimeve politike dhe diplomatike nga Tirana, investimi i Melonit do të çimentonte edhe më tej marrëdhënien e saj me kryeministrin Edi Rama.

Por, sipas Corrieres të gjitha këto janë të pavërteta dhe pjesë e një fushate shpifje mbi kryeministren italiane.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tibor: 18/08/2024 13:30

    Ajo nuk do te bleje, do te marre falas nga Rama.

    Përgjigju
  • berti: 18/08/2024 13:19

    edhe po nuk e bleve perseri ju jeni shume e mire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?