Ka zgjatur rreth një vit arratia e Hektor Ndokës dhe Edmir Vlashit, të dy të shpallur në kërkim nga ana e policisë shqiptare për atentatin e dështuar me eksploziv ndaj Preng Palucës dhe gruas së tij në 8 dhjetor të vitit 2021. Dyshohet se shkak për atentatin ndaj Palucës u bë konflikti për prishjen të pazareve të drogës.
Të dy shqiptarët janë arrestuar ditën e sotme në Madrid dhe Barcelonë të Spanjës pas hetimeve të kryera ndaj tyre nga policia spanjolle që nga nëntori i vitit të kaluar. Ndoka dhe Vlashi anëtarë të një grupi kriminal ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia shqiptare. Edmir Vlashi 33 vjeç dhe bashkëmoshatari i tij, Hektor Ndoka njihen si persona me precedentë të theksuar kriminalë dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore pasi dyshohen për disa ngjarje të rënda kriminale në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës.
Mediat spanjolle, bënë me dije se pas arratisjes nga Shqipëria, dy shqiptarët, kishin udhëtuar drejt Turqisë dhe prej aty janë nisur drejt Spanjës ku besohet se kanë qëndruar rreth një vit. Policia shqiptare ka bërë me dije se Hektor Ndoka i arrestuar në Madrid të Spanjës do të ekstradohet drejt Shqipërisë ku gjykata e Lezhës i ka caktuar masën e sigurisë 'arrest me burg'.
Të dy rinjtë kanë ndryshuar mbiemrat që mbanin më parë, kështu Hektor Ndoka më parë mbante mbiemrin Sadiku ndërsa Edmir Vlashi më parë mbante mbiemrin Marku. Ka qenë Hektori ai që raportohet se ka pasur konflikte të vazhdueshme me vëllezërit Paluca.
Shënjestra e atentatit, Preng Paluca dhe bashkëshortja e tij
Si do të ndodhte atentati në dhjetor të vitit 2021?
Sipas uniformave blu, Hektor Ndoka dhe Edmir Vlashi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin planifikuar të kryenin një vrasje në qytetin e Tiranës, për shkak të konflikteve të mëparshme në lidhje me prishjen e pazareve të drogës, jashtë shtetit. Si bazë për fshehjen e armatimit që do të përdornin për kryerjen e vrasjes dhe të të ardhurave të përfituara nga aktiviteti kriminal, kishin shfrytëzuar ambientet e banesës dhe të restorantit të shtetasit Nikoll Marku. Ndërsa Mark Lamkja, dhëndri i shtetasit Nikoll Marku, është kapur me armë zjarri pistoletë, gjatë operacionit, në përpjekje për të fshehur provat që u gjetën gjatë kontrollit të Policisë.
Provat e sekuestruara
Policia sekuestroi 2 mina me telekomandë, me lëndë eksplozive C-4, të përgatitura gati për shpërthim, të cilat sipas të dhënave rezulton se janë prodhuar në një vend fqinj me Shqipërinë; 88.900 euro të përfituara nga aktiviteti kriminal në fushën e lëndëve narkotike dhe krimeve ndaj personit; 2 armë automatike me shënjestër optike, 2 kallashnikovë, 1 armë automatike model “Scorpions”, me silenciator me dy krehra, 1 armë zjarri pistoletë model “Glock”, me një krehër me 11 fishekë, fishekë luftarak, kapsolla detonatore, fitil zjarrrpërcejllës, 1 armë gjahu, 2 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë, 2 skafandra motori dhe 1 automjet. Armët e sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë, për ekzaminime të mëtejshme, pasi nga informacionet e grumbulluara dyshohet se këto armë janë përdorur edhe në ngjarje të tjera kriminale të ndodhura më parë.
Policia shqiptare ka dalë me një njoftim zyrtar për arrestimin e Hektor Ndokës në Madrid të Spanjës. 33 vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar pas atentatit të dështuar ndaj Pregn Palucës në dhjetor të vitit 2021 në Kamëz, pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë ku do të gjykohet për akuzat që rëndojnë ndaj tij.
Me vendimin e datës 16 dhjetor të vitit 2021, gjykata e Lezhës i ka caktuar Ndokës masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.
Vetëm një vit pasi u arratisën nga Shqipëria, Hektor Ndoka dhe Edmir Vlashi janë vënë në prangat e policisë së Spanjës. Të dy shqiptarët ishin të shpallur në kërkim nga policia shqiptare për atentatin e dështuar ndaj 51 vjeçarit Preng Paluca në dhjetor të vitit 2021.
Hektor Ndoka dhe Edmir Vlashi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin planifikuar të kryenin një vrasje në qytetin e Tiranës, për shkak të konflikteve të mëparshme në lidhje me prishjen e pazareve të drogës, jashtë shtetit. Si bazë për fshehjen e armatimit që do të përdornin për kryerjen e vrasjes dhe të të ardhurave të përfituara nga aktiviteti kriminal, kishin shfrytëzuar ambientet e banesës dhe të restorantit të shtetasit Nikoll Marku. kapur me armë zjarri pistoletë, gjatë operacionit, në përpjekje për të fshehur provat që u gjetën gjatë kontrollit të Policisë.
Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka janë dy personat e arrestuar në Spanjë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare në lidhje me atentatin e dështuar të 8 dhjetorit 2021. Lajmi konfirmohet nga burime jo zyrtare, teksa autoritetet tona janë akoma në pritje të komunikimit me ato spanjolle në rrugë zyrtare për prangosjen e dy të rinjve shqiptarë.