Tre anëtarë të një organizate të ekstremit të djathtë në Francë, janë dënuar me katër vjet burg për akuzën e ngritjes së një komploti për të vrarë presidentin Emmanuel Macron në vitin 2018 dhe një tjetër me gjashtë muaj.
Sipas Reuters, gjykata penale e Parisit u dha tre burrave dënime që varionin nga tre deri në katër vjet burgim. Aktakuza bazohej në shkëmbime të shumta të mesazheve telefonike në lidhje me përgatitjen e planit. Një person i katërt u dënua me gjashtë muaj burgim për posedim të një arme. Të akuzuarit e tjerë janë liruar. 13 të akuzuarit, anëtarë të grupit Facegroup "Les Barjols" , i përbërë nga 11 burra dhe dy gra, të moshës 26 dhe 66 vjeç janë në gjyq që nga 17 janari.
Prokurorët kanë thënë se anëtarët e grupit kishin planifikuar të sulmonin presidentin me thikë gjatë një ceremonie përkujtimore të Luftës së Parë Botërore në Francën lindore në nëntor 2018