Policia nacionale e Spanjës goditi një grup personash në mesin e të cilëve edhe shqiptarë që merreshin me kultivim dhe trafikim të lëndës narkotike, në provincën e Toledos.
Katër persona, në mesin e tyre një elektricisht i cili sipas mediave spanjolle dyshohet se instaloi lidhjet elektrike në një magazinë, për rritjen e kanabisit u vendosën në pranga. Brenda magazinës ku ushtrohej aktiviteti i paligjshëm u gjetën dhe u sekuestruan 1 mijë e 350 bimë narkotike kanabis.
Sipas mediave të huaja, shqiptarët ishin përgjegjës për kujdesjen e bimëver e madje edhe për transportimin e tyre nga Spanja në Gjermani. Përvec lëndës narkotike, brenda magazinës u gjetën edhe laptopë, ventilator, llamba dhe sende të tjera për rritjen e bimëve që u sekuestruan nga agjentët e policisë.
Deri më tani janë arrestuar 4 persona, teksa vijojnë operacionet për të kuptuar nëse ka të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.
Komente
