Banesa ku shpertheu bombola

Plas bombola e gazit në Tiranë, burrë e grua përfundojnë në spital! Po zienin raki në oborrin e shtëpisë

24 Nëntor 2020, 13:37| Përditesimi: 24 Nëntor 2020, 14:25

  • Share

Një bombol gazi ka palsur sot në një shtëpi në Tiranë dhe si pasojë janë plagosur burrë e grua, të cilët janë dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor.

Bombola ka shpërthyer në ambientet e jashtme të shtëpisë, gjatë momenteve kur çifti Mehdi e Diana Kabili, po ziente raki në oborrin e shtëpisë. Deri më tani nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore dhe nëse kanë marrë shumë plagë nga shpërthimi.

"Më datë 24.11.2020, rreth orës 12:11, në rrugën “Shefqet Kuka”, në ambientet e jashtmë të banesës së shtetasit M.G., ka plasur një bombul gazi, dhe për pasojë janë  dëmtuar lehtë shtetasi M.G dhe bashkëshortja e tij shtetasja D.G, të cilët u dërguan në spital, për ndihmë mjekësore", thotë policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave. Rastet e shpërthimeve të bombolave janë të shumta, dhe shpesh herë kanë sjellë edhe vdekje. Edhe para disa ditësh, ka marrë flakë një shtëpi në Vlorë, dhe shkak është bërë një bombol gazi e cila ndodhej në kuzhinë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vjeshta: 24/11/2020 15:01

    Rakija zihet me dru! Teheronas hesapi,milet i trashë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?