Tirane- Tetë raste dhune në familje janë regjistruar brenda 24 orëve në Korçë dhe Tiranë. Sipas njoftimit të policisë katër persona në moshën 49 vjeç, 42 vjeç, 36 vjeç dhe 41 vjeç dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre dhe katër të tjerë janë vendosur në pranga për dhunë ndaj nënave.
Pas rasteve të evidentuara gratë e dhunuara janë pajisur me urdhër mbrojtjeje. Dhuna në familje vijon të mbetet problem edhe pse vitet e fundit ka nisur të ketë një ndërgjegjësim shoqëror.
Njoftimi i Policisë Tiranë dhe Korçës:
K. S., 49 vjeç, banues në fshatin Goskovë e Poshtme, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
B. S., 42 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
A. B., 36 vjeç, banues në Korçë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
S. S., 28 vjeçe, banuese në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
Gjithashtu po nga këta specialistë u arrestua shtetasi E. V., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Dhuna në familje", parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan për veprën penale "Dhuna në familje" shtetasit:
- V. K., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;
- R. M., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin Sh. Sh., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.